LESKOVIK-Pas 3 ditësh kërkime gjendet bariu në Leskovik.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se 74-vjeçari Dhimitër Baze është shëndoshë e mirë dhe gjatë kësaj kohe kishte qëndruar tek të afërmit e tij. Baze kishte dalë tre ditë më parë të kullosur bagëtitë në zonën e Postenit dhe nuk ishte rikthyer në shtëpi. Bagëtitë kishin gjetur rrugën dhe u rikthyen, ç'ka ka bërë që banorët dhe familjarët të sinjalizojnë policinë.
Në kërkin të tij u angazhuan 50 forca policie, ku fatmirësisht operacioni përfundoi me sukses.
Komento