Opozita në Maqedoninë e Veriut kërkon të dorëhiqet ministri i Jashtëm: Foli shqip me homologun spanjoll, cenoi imazhin e vendit
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani
MAQEDONI E VERIUT- Një kërkesë disi e pazakontë ka ardhur nga opozita në Maqedoninë e Veriut, ku kërkohet dorëheqja e ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani.
Arsyeja sipas dy partive kryesore të kahut opozitar në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DRMNE është sepse është shkelur Kushtetuta pasi Osmani ka folur në gjuhën shqipe me homologun e tij spanjoll dhe jo në gjuhën zyrtare.
Opozita kërkon përgjegjësi dhe dorëheqje nga Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.
“Kërkojmë përgjegjësi penale për Osmanin, organet kompetente menjëherë të ngrejnë procedurë dhe përfundimisht në Maqedoni të ngrihet procedurë adekuate për vepra që cenojnë imazhin e vendit. Osmani të dorëhiqet nga pozita Ministër i Jashtëm dhe është më e pakta që mund ta bëjë pas këtij veprimi joshtetërore dhe nënçmues për qytetarët e Maqedonisë,”- tha Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.
VMRO-DPMNE thotë se qeveria LSDM-BDI dhe Bujar Osmani si Ministër i Jashtëm, shkelin vlerat kombëtare, duke i bërë thirrje Osmanit të nisë ta respektojë vendin dhe në komunikimet ndërkombëtare të prononcohet në gjuhën zyrtare maqedonase.
Shqiptarët janë grupi i dyte me i madh etnik në Maqedoninë e Veriut. Numri i përgjithshëm i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është 509,083 banorë, që përfaqëson rreth 25% të popullsisë. Shqiptaret jetojnë kryesisht në pjesët veriperëndimore dhe perëndimore të vendit. Numri më i madh i shqiptarëve jeton në komunat: Tetovë (70%), Gostivar (82%), Dibër (58%), Strugë (57%), Kërçovë (55%), Kumanovë (30%) dhe Shkup (60%).
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vrasja e policit, a rrezikon të përshkallëzohet konflikti Kosovë-Serbi?
-
Po
57%
-
Jo
33.9%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 165
Lajme të tjera
-
Sfidat e komunitetit bektashi në Maqedoninë e Veriut
17 Shtator, 21:18
-
Maqedonia e Veriut shpall 'non grata' tre diplomatë rusë
16 Shtator, 21:39
-
Maqedoni e Veriut/ Heshtja ndaj dhunës çon në vrasjen e grave
16 Shtator, 21:20
-
Rihapet shkolla e vetme shqipe në Mal të Zi! Rama: Vogëlushët do mësojnë me gjuhën amtare! Abazoviç: Uroj të shtohet numri i nxënësve
13 Shtator, 16:51
-
VIDEO/ Pamjet e reja shtojnë kritikat, në Itali të gjithë kundër Donnarumma-s
12 Shtator, 17:15
-
U fotografua nga një student teksa lyente muret e fakultetit, dekani shqiptar në Shkup: Veprim i zakonshëm, çdokush do ta bënte
1 Shtator, 12:03
-
Liqeni i Prespës në rrezik, çdo pikë uji duhet ruajtur
1 Shtator, 09:44
-
E pazakontë në Maqedoninë e Veriut! Dekani i fakultetit nuk shpall tender, por i futet vetë punës për rinovimin e institucionit
30 Gusht, 13:37
-
Maqedonia e Veriut: Pafundësisht kandidate në BE
29 Gusht, 09:53
-
E rëndë në Kumanovë, burri vret gruan dhe vjehrrën! Hidhet nga kati i katërt i pallatit ku jeton, vdes në spital
25 Gusht, 22:04
-
Meqë s’mund t’i zhdukin dot shqiptarët, i terrorizojnë kudo ku munden
25 Gusht, 17:23
-
Escobar viziton Shkupin, në fokus ndryshimet kushtetuese
25 Gusht, 12:21