E pazakontë/ Nëna e dhunoi për ta prostituuar! 14-vjeçarja dëbohet nga shtëpia, merr burrë një 53-vjeçar

Nuk është një subjekt libri, as një skenar filmi, por rrëfimi i pazakontë i një 36-vjeçare nga Korça, e cila sot ka mbetur e vetme. Nënë e tre fëmijëve, Brisilda përfundoi në mes të katër rrugëve, pasi bashkëshorti ndërroi jetë pak ditë më parë. Ajo u dëbua nga familjarët e tij, ndërsa netët e ftohta në këto ditë dimri i kalon në hyrjen e një pallati në një nga zonat e kryeqytetit. Nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV ajo rrëfen historinë e pazakontë. Pas ndarjes nga jeta të babait, nëna e dhunonte dhe i kërkonte të dilte në rrugë duke e dëbuar nga shtëpia në moshën 14-vjeçare. E braktisur, adoleshentja gjeti mbështetje tek një burrë 53-vjeçar, të cilin fillimisht e pa si figurën e babait. 

Kam qenë 15 vjeçe, kur kam nisur të bashkëjetoj me burrin tim. Nëna iku në Greqi dhe nuk pyeti fare për mua, por më braktisi në moshën 14 vjeçe. Ajo më la në mes të katër rrugëve edhe pse isha vajzë e vetme, nuk kam as vëllezër dhe as motra. Kur nëna më braktisi unë jetoja me gjyshen. Por kur ajo vdiq unë mbeta vetëm. Burrin me të cilin bashkëjetoja ma prezantoi një shoqja ime. Në fillim, më shumë e konsideroja si baba. Ai u verbua dhe unë i shërbeja. E kam dashur shumë, madje e kam edhe tatuazh emrin e tij. Ai më mori grua në shtëpi dhe është babai i tre fëmijëve të mi. Më ka respektuar shumë. Familja ime më braktisi 22 vite më parë, ndërsa nëna ime pas vdekjes së babait u rimartua. Në moshën 14 vjece më përzuri me shkelma nga shtëpia. Me të nuk kam asnjë kontakt, ajo u largua në Greqi dhe më ka dhunuar shpesh duke më kërkuar të më nxirrte në rrugë për të fituar para. Gjithçka e bënte me njerkun dhe ai më ka dhunuar, nuk më ka dashur. 

Një jetë në mjerim, ku 36-vjeçarja është munduar të manifestojë një dashuri të madhe për burrin që e bëri nënë të tre fëmijëve më e madhja 12 dhe më i vogli 2 vjeç, të cilët i ka dorëzuar në jetimore. Sot, ajo çfarë i ka mbetur kësaj 36-vjeçareje janë rrobat e zeza të trupit nga vdekja e bashkëjetuesit dhe fotot me ngjyra të fëmijëve, që i mban në një çantë të kuqe të dalë boje. 

Kam tre fëmijë dhe jetoj rrugëve. Jam pa shtëpi dhe sot jetoj në një hyrje pallati. Jetoj e vetme se fëmijët janë në jetimore. I kemi dashur me shpirt, por nuk kishim mundësi t’i mbanim, pasi kunati na përzuri nga shtëpia. Me polici më përzuri. Kam dy vajza dhe një djalë. Prej tre vitesh jetojnë larg meje dhe dita e fundit që i kam takuar është kur babai i tyre ndërroi jetë, më 28 nëntor. Djalin e vogël nuk e kam parë fare, që kur e linda në maternitet dhe e dërguan në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër. Me burrin kemi jetuar bashkë për 22 vite. E kam dashur shumë dhe kam shkuar mirë me të. E kam pasur mbështetje të madhe. Sot kam mbetur e vetme. Do më vrasin ndonjë ditë në rrugë, do më zhdukin fare.

Pa përkrahjen e askujt, ajo gjendet shpesh tek varri i bashkëshortit me dhimbjen që ka shkaktuar tek ajo ndarja e tij nga jeta. 36-vjeçarja iu drejtua emisionit 'Pa Gjurmë' për ndihmë, një derë që gjeti hapur në këto çaste të vështira.

 

 

VIDEO-emisioni i plote

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja