E plotë/ 5 vjet reformë në drejtësi! Arritjet nga Vettingu, SPAK te Kushtetuesja e re! Kundërshtarët e përbetuar dhe sfidat kryesore, plotësimi i vakancave dhe goditja e KÇK-së 

Pesë vjet më parë, në 22 korrik 2016, 140 deputetë të parlamentit shqiptar, në trysninë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, votuan arkitekturën e drejtësisë së re, duke i hapur rrugë reformës më të rëndësishme në historinë pluralizmit në Shqipëri. Falë telefonatave tensionuese dhe paralajmëruese të përfaqësuesve të Perëndimit në Tiranë, shumica e ligjvënësve në atë kohë, u kthyen me urgjencë nga pushimet jashtë vendit, për të votuar ndryshimet kushtetuese, të cilat do t’i hapnin rrugë përmbysjes së drejtësisë së vjetër, e cila ishte kthyer në një kënetë korrupsioni, pastrimi parash, lidhjesh me krimi, padrejtësie dhe mbi të gjitha mburojë e korrupsionit të nivelit të lartë në Shqipëri. Votimi u konsiderua si historik dhe si një mesazh i fortë i Shqipërisë për të avancuar në rrugën e integrimit evropian. 

Reforma për transformimin radikal të drejtësisë në Shqipëri konturoi gradualisht edhe një front kundra saj. Fronti kundër reformës në drejtësi udhëhiqet nga Ilir Meta dhe Sali Berisha. Herë në skenë dhe herë në prapaskenë, Ilir Meta dhe Sali Berisha, në koordinim me njëri-tjetrin dhe shoqatën e gjyqtarëve të trembur nga Vetingu, iu kundërvuan reformës për ngritjen e një drejtësi të re që në lëvizjet e para në fund të vitit 2014, kur nisën tryezat e diskutimit për reformën. Ilir Meta kundërshtoi hapur votimin e ndryshimeve kushtetuese, madje kërcënoi me dorëheqje dhe largim nga koalicioni qeverisës me PS, me kushtin se ndryshimet duhet të kishin konsensusin e Berishës. Nga ana tjetër, Partia Demokratike, nën influencën e plotë të Berishës, bashkë me LSI-në, kishin paraqitur dy drafte paralele për ndryshimet Kushtetuese. Draftet devijonin idenë e SHBA-BE për reformën dhe synonin ruajtjen e sistemit aktual. 

Lufta kundër reformës u intensifikua pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, të cilat përbënin kolonat e drejtësisë së re. Pas koordinimit në prapaskenë, Partia Demokratike u bashkua hapur me shoqatën e gjyqtarëve dhe segmente të prokurorisë, duke kërkuar deformimin dhe sabotimin e ligjit të Vetingut në Gjykatën Kushtetuese dhe Komisionin e Venecias. Sipas tyre Vetingu ishte partiak, antikushtetues dhe cenonte të drejtat e themelore. Për shkak të padive, që të gjitha të hedhura poshtë nga Komisioni i Venecias, zbatimi i ligjit të Vetingut u bllokua 10 muaj. 

U kundërshtuan gjithashtu edhe ligjet tjera bazë të reformës në drejtësi, ndërsa Ilir Meta, pas zgjedhjeve parlamentare të 2017, ku partia e tij nuk ishte më pjesë e pushtetit, e konsideroi reformën në drejtësi si një komplot të SHBA-BE, si konspiracion dhe investim i mafies ndërkombëtare. Për herë të parë, beteja nuk u zhvilluar mes kampeve politike në Tiranë, por mes PD-LSI nga njëra anë dhe SHBA-BE nga ana tjetër. Ndoshta kjo është arsyeja që shinat ligjore të reformës në drejtësi nuk u devijuar dhe sot pas pesë vitesh kemi një bilanc për zbatimin e reformës në drejtësi.

Bilanci i reformës në drejtësi 

1. Vetingu, 220 gjyqtarë e prokurorë jashtë sistemit 
Vetingu në drejtësinë shqiptare është konsideruar nga ndërkombëtarët si një shembull që duhet të ndiqet edhe nga vendet e tjera. Vendimi i parë shënon datën 23 mars 2018, ku u shkarkua anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, për pasuri të paligjshme, pasuri e cila është sekuestruar me kërkesë të SPAK. Që nga marsi 2018 dhe deri më sot janë shkarkuar rreth 150 gjyqtarë dhe prokurorë për pasuri të pajustifikuara, lidhje me krimin dhe për mbyllje dosjesh. Janë konfirmuar në detyrë 130 gjyqtarë dhe prokurorë. Kanë dhënë dorëheqjen nga frika e përballjes me Vetingut rreth 70 gjyqtarë dhe prokurorë. 

2. Gjykata Kushtetuese funksionale 

Gjykata Kushtetuese pushoi së funksionuari në maj të vitit 2018 për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut, ku shpëtoi vetëm një anëtare, Vitore Tusha. Kushtetuesja arriti të kuorumin për të shqyrtuar çështjet në dhomë këshillimi në dhjetor të vitit 2019, ndërsa një vit më pas, në dhjetor të 2020, falë edhe presionit të fortë të SHBA-BE, nisi të funksiononte plotësisht, me kuorum minimal për të shqyrtuar çështjet në seancë plenare. Gjatë vitit 2021, Gjykata Kushtetuese ka marrë disa vendime të rëndësishme, tetë nga të cilët kundër qeverisë, duke rrëzuar kësisoj akuzat për kapje të drejtësisë. Megjithatë, në Gjykatën Kushtetuese kanë mbetur pa u plotësuar edhe tre vende vakante, përfshirë edhe vendimin e kryetares Vitore Tusha, të cilët i ka mbaruar mandati që në vitin 2017, por që sipas ligjit, qëndron në detyrë deri kur të zëvendësohet. 

3. Gjykata e Lartë, sfidë 12 vakancat dhe 36 mijë dosjes 

Krahas Gjykatës Kushtetuese, edhe një herë falë presionit sistematik të SHBA-BE, Gjykata e Lartë është funksionale që në mars të këtij viti, ndonëse me vetëm 7 anëtarë nga 19 anëtarë që duhet të ketë. Sfida kryesore për Gjykatën e Lartë mbetet zgjedhja e 12 anëtarëve të tjerë dhe stoku prej 36 mijë dosjesh që duhen shqytar. Plotësimi i vakancave në Gjykatën e Lartë kushtëzon edhe zgjedhjen e tre kushtëzon edhe zgjedhjen e tre anëtarëve të fundit në Gjykatën e Lartë. 

4. SPAK dhe BKH, 
SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit janë kolona kryesore e reformës në drejtësi dhe shpresa e madhe për fundin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Nëse procesi i Vetingut konsiston në identifikimin dhe shkarkimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar, të lidhur me krimin dhe të paaftë profesionalisht, SPAK-u është projektuar për hetimin, gjykimin dhe ndëshkimin e të gjithë pushtetarëve dhe ish-pushtetarëve shqiptarë, që nga viti 1991, për kryerjen e cilësdo vepër penale që parashikohet në Kodin Penal. SPAK-u përbëhet nga Prokuroria e Posaçme, Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Gjykatat Speciale. Këto organe zëvendësuan Prokurorinë për Krimet e Rënda dhe Gjykatën për Krimet e Rënda, por me kompetenca më specifike, të orientuara kryesisht tek veprat penale të korrupsionit dhe grupeve kriminale. 

SPAK dhe Gjykatat Speciale janë funksionale që në fillim të vitit 2020. Por, Byroja e Hetimit, e cila asiston SPAK në hetime dhe kopsitjen e dosjeve, ka nisur të funksionojë vetëm javët e fundit me 28 hetues nga 60 vende të shpallura vakant. Javët e fundit, SPAK ka dhënë disa mesazhe në raport më pritshmërinë e madhe të shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, përmes arrestimit të kryebashkiakëve, drejtorëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve të përfshirë në praktika korruptive, por edhe përmes goditjes së ish-gjyqtarëve të lartë dhe grupeve kriminale përmes bllokimit të pasurive. 

5. KLP dhe KLGJ funksionale prej 2 vitesh, sfidë vakancat 
Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor janë dy qeveritë e sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Ky institucionet më të rëndësishme të drejtësisë së re funksionojnë që fillim të vitit 2019. Sfida kryesore e KLGJ dhe KLP mbetet plotësimi i vakancave të krijuara në gjykata dhe prokurori për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut. Pavarësisht emërimit të magjistratëve të rinj gjatë këtyre dy viteve, në sistemit gjyqësor i mungojnë rreth 150 gjyqtarë dhe prokurorë. Sfida e madhe janë vakancat në gjykatat e apelit, për shkak të shkarkimeve nga Vetingu dhe dëroheqjeve. Nga 78 gjyqtarë të përcaktuar në organikën e gjashtë gjykatave të apelit, deri në fund të vitit 2020 kanë ushtruar detyrën vetëm 41 gjyqtarë. 37 gjyqtarë të apelit janë shkarkuar nga komisionet e Vetingut kryesisht për pasuri të paligjshme ose kanë dhënë dorëheqjen nga frika e përballjes me Vetingut.
6. Inspektori i Lartë i Drejtësisë funksional, sfidë KÇK-ja 

Në janar të vitit 2020 u ngrit edhe institucioni i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, autoriteti përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe për fillimin e procedurës disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve. Që nga themelimi, ILD-ja ka kërkuar shkarkimin e 8 gjyqtarëve dhe prokurorëve, kërkesa të cilat pothuajse të gjitha janë pranuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Ndryshe nga Vetingu që është një masë e jashtëzakonshme dhe e përkohshme, Inspektori i Lartë i Drejtësisë është një organ i përhershëm i cili heton dhe kërkon ndëshkimin e magjistratëve abuzues në drejtësi. Sfida më e madhe e ILD-së janë gjyqtarët dhe prokurorët e ashtuquajtur ‘KÇK’, ‘kap ça të kapësh’, të cilët po bëjnë kërdinë e vendime abuzive dhe skandaloze deri kur të dalin para Vetingut, për t’u shkarkuar apo dhënë dorëheqjen nga sistemi. Janë një numër gjyqtarësh dhe prokurorësh, kryesisht të shkallës së parë, të cilët kanë pothuajse zero mundësi të kalojnë testin e Vetingut. Duke shfrytëzuar javët dhe muajt që i kanë mbetur në sistem, ky grup magjistratësh marrin vendime arbitrare, mbyllin ose hapin dosje sipas interesave financiare dhe nxjerrin njerëz nga burgu në këmbim të parave. 

7. Emërimet në drejtësi, politika jashtë loje 
Reforma në drejtësi, përpos të tjerave, ka pamundësuar diktimin e emërimeve në drejtësi nga politika. Deri vitin 2013, kur Sali Berisha u largua nga pushteti, gjyqtarët dhe prokurorët, sidomos në nivelet më të larta të drejtësisë, emëroheshin si ministrat dhe drejtorët kryesorë të qeverisë. Para largimit nga pushteti, Sali Berisha, në bashkëpunim me Ilir Metën, blinduan Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese, duke emëruar të besuarit e tyre. Të gjithë anëtarët e emëruar nga PD-LSI në Gjykatën e Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, me përjashtim të Ardian Dvorani i shpallur sot armik nga Meta-Berisha dhe Vitore Tushës, janë shkarkuar nga Vetingu ose ia kanë mbathur nga drejtësia para se të përballeshin me Vetingun. PD-LSI emëruan gjithashtu në vitin 2012 në postin e kryeprokurorit Adriatik Llallën, i shpallur non grata nga SHBA dhe i dënuar me dy vite burg për mashtrim me pasurinë. Emërimet në shkallët më të ulëta bëheshin përmes Këshillit të Lartë të Drejtësisë, një organ i kontrolluar nga politika, i kthyer në çetë qokash. Ndryshimet kushtetuese në 22 korrik 2016 nxorën jashtë lojë partitë që dominojnë Parlamentin, duke u hequr fuqi vendimmarrëse për emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në çdo nivel, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të përmes organeve të tjera.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donald: 23/07/2021 17:28

    Po per gropat buxhotore te shkaktuara nga inatciu edi dhe menderliu sali per arbitrazhet te humbura a do ti trajtoje spaku i famshmi spak

    Përgjigju
    • KM i Eladhes: 23/07/2021 18:17

      Mos permend buxhetin se pastaj do fillojn krahasimet me Berishen dhe del Rama fitues. Beje me mire detyren se t'a nderpreva pensionin qe te jap!

  • Fato: 23/07/2021 03:09

    Ja dhe perrallat me qeros vazhdojne. Cfare do behet per 200 milion euro qe duhet te paguhen per shkak te nje abuzivizmi ekstrem, idiot dhe publik te Rames+Veliajt???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri