E plotë/ Si ‘magjistarët’ Meta-Kryemadhi ngritën një pasuri miliona euro me vetëm 5 mln lekë dhe një dhuratë të dyshimtë! Si ‘mbiu’ pallati, vila dhe pse kanë frikë nga SPAK 

E plotë/ Si ‘magjistarët’ Meta-Kryemadhi ngritën një pasuri miliona euro me vetëm 5 mln lekë dhe një dhuratë të dyshimtë! Si ‘mbiu’ pallati, vila dhe pse kanë frikë nga SPAK 

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

Në çdo vend me një drejtësi normale pasuria e tyre do të ishte konfiskuar, por Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kërkojnë të qeverisin Shqipërinë pas 25 prillit 2021, së bashku me Sali Berishës dhe Lulzim Bashën, me sa duket për ta shumëfishuar pasurinë që kanë. Duket e pabesueshme, por burimi i pasurisë me vlerë miliona euro të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit është: një kredi 60 mijë USD, 5 milionë lekë kursime dhe një dhuratë e dyshimtë. Themi ‘miliona euro’ pasi sot nuk dihet se sa është vlera e vilës në Gjirin e Lalzit dhe e pallatit në Laprakë, por ajo që dihet është burimi i pretenduar për këto pasuri. 

Po si e kanë justifikuar deri më sot Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi pasurinë? Për herë të parë, në vitin 2003, çifti ka deklaruar të gjithë pasurinë, ku përfshihet çereku i një apartamenti dhe një vilë në Golem, me vlerë 60 mijë USD. Për të blerë vilën në Golem kanë marrë një kredi në bankën Italo-Shqiptare në shumën 60 mijë USD. Tre vjet më vonë, pra në vitin 2006, Meta dhe Kryemadhi e shesin vilën në Golem për 300 mijë euro nga 60 mijë USD që e kishin vlerë. Kjo është lëvizja e parë e dyshimtë e çiftit Meta-Kryemadhi në rrugën e pasurimit. 

Nuk dihet sa çfarë ka ndodhur me vilën. Është blerë më shenjt dhe është deklaruar më lirë nga Meta apo ia ka rritur vlerën fiktivisht?! Dyshimet janë të forta për pastrim parash. Dhe mekanizimi i pasurimit tashmë nuk ndalet. Meta dhe Monika marrin 200 mijë euro nga shuma prej 300 mijë eurove të vilës, marrin edhe një kredi 200 mijë euro, dhe kështu blejnë një apartament me vlerë 400 mijë euro në Tiranë, në vitin 2010. Kredinë 200 mijë euro e shlyen në vitin 2016 nga shitja e apartamenteve në pallatin në Laprakë. 

Po nga mbiu pallati? Për ndërtimin e pallatit, Monika Kryemadhi, ka shpenzuar vetëm 5 milionë lekë kursime. Konkretisht, në vitin 2007, Monika Kryemadhi ka blerë një sipërfaqe toke 700 m2, në Laprakë, me vlerë 5 milionë lekë. Ngjit me këtë truall, Monika Kryemadhi pretendon se i ka falur vëllai i saj 500 m2 tokë, duke u bërë kështu pronare e 1 200 m2 tokë. Një vit më pas, Monika Kryemadhi lidh një kontratë me kompaninë “Agikons”, për të ndërtuar pallatin në tokën e saj. 

Sipas marrëveshjes, “Agikons” do të ndërtonte pallatin, ndërsa Kryemadhi do të përfitonte 35% të sipërfaqes së ndërtimit. Dhe ashtu ndodhi. Dy vjet më pas, në vitin 2020, ndodh çudia. Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta bëhen pronarë të një vile në Gjirin e Lalzit, vilës së famshme me 11 tualete, me palma gjigante, me dy kate etj. Sot nuk dihet se sa ëshë vlera e vilës. Kryemadhi dhe Meta nuk pranojnë kurrë pyetje rreth vlerës së saj. 

Për t’u bërë pronarë të vilës, Meta dhe Kryemadhi pretendojnë se kanë dhënë në këmbim 300 metra katrorë ambiente tregtare të pallatit në Laprakë. Ky pretendim mbart dyshime të forta pasi një vilë në Gjirin e Lalëzit kushton disa milionë USD, një shifër që mbulon disa herë 300 m2 dyqane në Laprakë. ‘Magjia’ nuk mbaron këto. Nga viti 2014 deri në vitin 2019, Monika Kryemadhi ka shitur disa apartamente tek pallati, me vlerë mbi 1 milionë USD. Në përfundim, e gjithë pasuria përrallore e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhi e ka burimin tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe tek kursimi i 5 milionë lekëve. Ndoshta kjo është një nga arsyet se pse Ilir Meta e ka frikë reformën në drejtësi dhe sidomos SPAK-un. 

Pasuria e plotë e deklaruar në të gjitha vitet nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi 

Viti 2003

25 % të një apartamenti banimi 2+1, Rr. Qemal Stafa
Vilë në Golem, 60 000 dollarë, lulishte 327 m 2.
Hua në bankën Italo-Shqiptare 60 000 dollarë
Shlyerje kredie, 7 580 dollarë në bankën Italo-Shqiptare
Interesa bankare 2 160 dollar, banka Italo-Shqiptare
Të ardhura bruto 2 milionë lekë nga pagat 

Viti 2004

Shlyerje kredie për vilën në Golem, 19 808 dollar
Paga nga si anëtar i Kuvendit të Shqipërisë, 1. 735 404 lekë.

Viti 2005

Meta paga si deputet, 1 423 787 lekë
Kryemadhi paga si deputete, 1 672861
Shlyerje kredie për vilën në Golem, 9 770 dollarë

Viti 2006

300 000 euro, shitje e vilës në Golem
1 386 694 lekë, paga nga Kuvendi i Shqipërisë.
900 000 lekë, pagë e bashkëshortes nga sigurimet kalimtare.
8 840 dollar, shlyerje kredie në bankën Italo-Shqiptare

Viti 2007

Tokë me sipërfaqe 1200 m2, vlerë 5 000 000 lekë, ku 700 m2 janë blerë me të ardhurat e veta në vitin 2007, ndërsa pjesa tjetër është përfituar me dhurim në vitin 1995 nga i vëllai.
1 425167 lekë, paga, shpërblime dhe komisione
1 000 919, pagë bashkëshortja në këshillin bashkiak
11 750 dollar, shumë e kthyer nga kredia e marrë pranë bankës Italo-Shqiptare
21 124 dollar, shuma e mbetur pa shlyer pranë bankës Italo-Shqiptare

Viti 2008 

43 256 lekë llogari për pagat në Credins Bank
4 807 dollarë llogari bankare për shlyerje kredie në San Paolo Bank
2 777 566 lekë paga dhe shpërblime si deputet në Kuvendin e Shqipërisë
659 565 lekë të ardhura nga bashkëshortja si ish-deputete në Kuvendin e Shqipërisë
378 789 lekë të ardhura nga bashkëshortja si anëtare e Këshillit Bashkiak Tiranë
22 000 dollarë shuma e shlyer nga deklarimi i mëparshëm për kredinë e marrë për blerjen e një apartamenti banimi në Durrës
40 000 lekë shtesë në llogarinë bankare të bashkëshortes Monika Kryemadhi
Kontratë sipërmarrje në emrin e Monika Kryemadhit mbi truallin e deklaruar më parë, në rrugën “Teodor Keko”, mbrapa Doganës së Tiranës, me firmën “Agikons”, nga e cila përfiton 35% të sipërfaqes së ndërtimit

Viti 2009

161 808 lekë borxh në llogarinë bankare për pagat te Credins Bank
34 727 lekë, gjendje në llogarinë bankare për pagat panë Credins Bank
1 388 euro në llogarinë bankare në Credins Bank
20.321 euro overdraft, panë bankës Credins, me garant Drini Kryemadhi

Viti 2010

Shtesë në llogarinë Bankare Credins Bank 135 318 lekë
Apartament banimi 200 metra katrorë te Rr. Barrikada 400 000 euro
Burimi, kredi nga Credins Bank 200 000 euro
Gjendja cash 200 000 euro
Paga si zëvendëskryeministër dhe ministër Ekonomie 1 768 385 lekë
Bashkëshortja, sekretare e LSI 969 324 lekë 
Anëtare e Këshillit Bashkiak 278 100 lekë
Kredi nga Credins Bank për blerja apartamenti 200 000 euro, 6550 euro paguar
Shtesë në llogarinë Bankare tek Credins Bank, 295 782 lekë
Pakësim në llogarinë Bankare tek Credins Bank
Apartament banimi 2 kate, me sipërfaqe 317 metra katror në fshatin turistik në Gjirin e Lalzit Durrës me kontratë sipërmarrjeje me Lura sh.p.k.
Burimi, këmbimi me sipërfaqe ndërtimore 300 metra katrore, ambiente tregtare, sipas kontratës me kompaninë Agi-Kons shpk, si përfitues 33 % të sipërfaqes së ndërtimit si pronar trualli.

Viti 2011

Ilir Meta 2 401 407 Lekë nga paga si deputet
Kryemadhi, 963 340 Lekë nga paga si Sekretare Organizative në LSI.
Kryemadhi, 132 300 Lekë si anëtare e Këshillit Bashkiak Tiranë 
Shtesë 144 243 Lekë në llogarinë bankare të pagës.
14 123 Euro shlyerje të kësteve të kredisë në shumën 200 000 euro 

Viti 2012

Meta 1 499 642 lekë nga paga si deputet pranë Kuvendit të Shqipërisë për vitin 2012.
Kryemadhi, 959 592 lekë nga paga 
Pakësuar me 588 863 Lekë gjendja e llogarisë bankare 
Pakësuar me 7 000 Euro gjendja e parave cash.
Shpenzuar 12 271 euro për shlyerje të kredisë 200 000 euro 

Viti 2013

Kryemadhi të ardhura nga LSI, 663 897 lekë.
Të ardhura si deputete 714 099 lekë.
Meta, të ardhura si deputet 1 839 073 lekë.
Gjendja cash 11 000 euro.
Detyrim overdrafti 95 093 lekë.
Pagesë 13 321 euro për kredinë bankare.

Viti 2014

Kryemadhi paga si deputete, 2 295 826 lekë.
Meta të ardhura si deputet, 1 964 421 lekë.
Pronare me 100 % e 13 apartamenteve të banimit me sipërfaqe totale 1444.8 m2.
Të ardhura nga shitja e ap. të banimit, 57 798 euro.
Të ardhura nga shitja e ap. të banimit, 64 020 euro.
Gjendja e llogarisë bankare, 56 778 euro.
Gjendja e llogarisë, 2 336 669 lekë.
Gjendja cash, pakësuar me 8 000 euro.
Gjendja e llogarisë, 11 038 euro.
Gjendja e llogarisë bankare, 82 086 lekë.
Kredi bankare, detyrimi 163 506 euro.
Meta, gjendja e llogarisë, shtuar me 269 524 lekë.
Shpenzime për përvjetorin e ditëlindjes, 1 822 400 lekë.
Shpenzime për energjinë elektrike 338 640 lekë.

Viti 2015

Paga deputete, 2 629 956 lekë.
Interesa bankare, 14 609 lekë.
Vajza, interesa bankare, 182 euro.
Meta, të ardhura nga paga, 2 015 182 lekë.
Gjendja e llogarisë, pakësuar me 12 175 euro.
Gjendja e llogarisë, shtuar me 14 609 lekë
Vajza, gjendja, shtuar me 182 euro.
Gjendja e llogarisë, pakësuar me 35 915 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 154 207 euro për një kredi bankare për blerje apartamenti.
Detyrime të papaguara në vlerën 1 235 677 lekë për overdraft bankar.
Meta, gjendja e llogarisë 1 815 082 lekë.

Viti 2016

Të ardhura si deputete, 1 993 076 lekë.
Meta të ardhura si kryetar Kuvendi Kuvend, 1 955 743 lekë
Shitur ap. banimi me sip. 104.74 m2, në vlerën 60 958 euro
Shitur ap. banimi me sip. 166.2 m2, në vlerën 85 088 euro
Shitur ap. banimi me sip. 108.5 m2, në vlerën 57 885 euro
Shitur ap. banimi me sip. 200 m2, në vlerën 345 000 euro
Gjendje llogari dyemërore, së bashku me vajzën Bora, shtuar me 9 181 lekë.
Gjendje llogari bankare, shtuar me 174 403 euro.
Mbyllur kredia në vlerën 155 000 euro më 25.02.2016 pasi është zëvendësuar debitori.
Pakësuar gjendja në e z. Meta me 1 113 620 lekë.
Çelur llogari bankare studentore për djalin, vlera 43 727 lekë.
Meta llogari dy emërore 1 001 029 lekë.
Shlyer 1 327 056 lekë për overdraft të marrë në vitin 2015.

Viti 2017

Të ardhura nga Kuvendi, shuma 1 993 386 lekë.
Metaj, të ardhura në Presidencë, shuma 982 830 lekë.
Shitur apartament banimi me sip. 101 m2 në vlerën 55 550 euro.
Shitur apartament banimi me sip. 166.2 m2 në vlerën 58 806 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në emër të vajzës, shtesë 8 037 lekë.
Gjendja e llogarisë, pakësim 131 053 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në Credins Bank, 140 000 GBP, (paund), për pagesë për shkollën për vajzën Znj. Bora Metaj dhe djalin, Z. Besar Metaj.
Djali, Z. Besar Metaj, overdraft, 264 239 lekë.
Meta, gjendja e llogarisë, pakësim 538 824 lekë.
Gjendja e llogarisë, shtesë 1 702 lekë.
Meta, overdraft, 106 954 lekë.
Bora Metaj, gjendja e llogarisë bankare, shtesë 71 euro.
Vajza Bora overdraft, 210 208 lekë

Viti 2018

Ilir Meta shtim i llogarisë, 1 319 680 lekë.
Llogari dyemërore, shtuar me 28 4009 lekë.
Paga si President, 2 550 183 lekë.
Dieta jashtë vendit, 6 480 lekë dhe 2 340 USD.
Të ardhura si kryetar KLD, 85 000 lekë.
Honorare nga mbledhjet e KLD, 42 500 lekë.
Overdraft, 133 845 lekë.
Monika Kryemadhi, shitje apartamenti 76.88 m2, 42 284 euro.
Shitje apartamenti 133,7 m2, 64 103 euro.
Llogari bankare 787 171 lekë.
Pagesë si rrjedhojë e kontratës..., likuidim kësti i dytë, 145 mijë euro.
Llogari bankare e shtuar në euro, 57 665 euro.
Të ardhura si deputete, 2 238 923 lekë.
Overdraft 761 lekë.
Overdraft 2 243 127 lekë.
Vajza Bora, llogari dyemërore, 11 940 GBP
Debi në kartën visa, 158 357 lekë.
Llogari dyemërore, 11 940 GBP 8 056 lekë.
Shlyerje overdraft, 210 208 lekë.
Djali Besari, pakësuar llogaria 28 409 lekë.
Overdraft, 306 001 lekë.

Viti 2019

Paga si President, 2 264 128 lekë, 6420 euro dieta jashtë vendit, 2 220 USD dieta brenda vendit.
Pakësim llogarie bankare, 1 250 800 lekë.
Shtim i llogarisë së përbashkët Ilir Meta dhe Besar Meta, 1 244 lekë.
Monika Kryemadhi, arkëtim nga shitja e apartamenteve më parë, 8 061 euro, 5267 euro, 12 176 euro, 18 212 euro, 93 404 euro.
Pakësim i llogarive, 80 314 euro dhe 785 589 lekë.
Llogari në paund, 60 001 GBP
Të ardhura nga paga si deputete dhe ish-deputete, 1 393 475 lekë.
Ovedraft, 2 231 174 lekë, shlyer 761 euro.
Llogari dyemërore, Bora Meta dhe Kryemadhi, 9 521 lekë.
Pakësim i debitit me kartën visa, 158 357 lekë.
Vajza Bora, përfituar nga kthimi mbrapssh i një pagesa në Universitetin Strathclyde, 2480 GBP.
Vajza Bora, ovedraft 571 724 lekë.
Djali Besari, debit në kartën visa, 575 047 lekë.
Likuidim i overdraftit nga mamaja, Monika Kryemadhi, 306 001 lekë.
 

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Riti: 05/03/2021 07:23

    Jepini dosjen zotit Klodian Braho dhe Petrit Gjiicaj, shiheni si do ja konfiskojne pasunine

    Përgjigju
  • Tori: 05/03/2021 05:18

    Lajm nuk eshte si e qysh i beri leket Likja me Moniken. Por qe media e korruptuar targeton kedo qe i servir qeveria e radhes. Kushdo qe ka qene ne pushtet ka abuzuar dhe eshte korruptuar. Aktualisht, kampion eshte Rama dhe hajdutet e tij. Me kete te merret kjo palo media.

    Përgjigju
  • Like: 05/03/2021 05:16

    Shoku administrator perse nuk i botoni komentet

    Përgjigju
  • Durresi: 04/03/2021 20:33

    Shume e thjeshte per tu luptuar sesi i kane bere leket dhe jo vetem keta te dy... Qe ne krye te heres kane pranuar te behen marionetat e krimit,i cili vazhdon dhe furnizon administraten me te tille njerez dhe kur fusin ne thes deputete e me lart,imagjinoni vete se cfare behet ne zyrat e vogla te bashkive...

    Përgjigju
  • nevruz: 04/03/2021 19:44

    Te vjedhesh thesarin ne flori te shtetit dhe te mos jeshe miljarder, kot nuk i thone Ilir floriri.

    Përgjigju
  • Tirona: 04/03/2021 19:19

    Mbasi shkoi ne SPAK dosja korruptive dhe e vjedhjes se Klubit te Partizanit ,mbasi ka shkuar ne SPAK edhe Dosja e Zeze prej 500 faqes e njeriut te Metes dhe Kryemadhit. Keto dy dosje nuk jane asnje gje para atyre dosjeve te tjera qe jane dorezuar ne SPAK nga SHBA-ja. Sali Berishen dhe Meten nuk po e ze gjumi , Meta dhe Kryemadhi te urdheruar nga Berisha jane vene ne levizje per ti shpetuar gjykimit dhe per te sjelle trazira.Dihet tani se Presidenti po ben fushate duke shkel kKushtetuten , Dihet dhe nuk eshte rastesi dalja e Mones me ca shkresa ne duar , ku u paraqit dje ne nje emision duke tundur ca shkresa te zakonshme qe i kishte shpernadare sa andej ne toke dhe turfullonte dhe duke u bere gazi i botes para moderatorit dhe analisteve duke mos qene ne gjendje ti shqaronte.

    Përgjigju
  • Vloreee: 04/03/2021 19:05

    Eeeeeee talluni ju me aq pak sa thni ju... ato jane per fukarenjt

    Përgjigju
  • Thoma Blana: 04/03/2021 18:55

    Edhe nje sugjerim per Edi Ranen . Mos kopjo Ismail Qemalin ,te jesh vetvetja. Ke bere po Ben ate qe kurre shqiptare se ka ber per njerezit e vete .mua nuk me esht plotesuar deshira deri nga 2013 per legalizimet. Por e di qe do e besh ne drejtesin . Po mundohesh te kthesh nje thenje popullore :* nuk behet shqiperia me shqiptare* ti po e ndryshon kete shprehje

    Përgjigju
  • P tej: 04/03/2021 18:52

    Ilir Metmuti hajduti

    Përgjigju
  • Auuuuuuu: 04/03/2021 18:51

    Cifti Meta Kryemadhi e vune pasurine me forcat e tyre duke filluar tregtimin e droges ne bebelinat e femijeve me karroce ne sasi te vogla deri sa kapen majat duke u bere tregtar nderkombetare te droges.Pastaj dalengadale pak me korrupsion pak me thesarin e shtetit pak me grabitje te aseteve kombetare u bene miliardere qe i ka zili edhe dipllomacia nderkombetare.Tani cifti Meta Kryemadhi mbajne me sufllaqe dhe ambasadorin koktul te Anglise.

    Përgjigju
  • Thoma Blana: 04/03/2021 18:45

    Ne shyqyr po shofim Pak drite ne fund te tynelit 30 vjecar

    Përgjigju
  • BENI: 04/03/2021 18:36

    ARRESTOJINI KETA PLEHRA,pa harruar saliun me bashen,,,,SE KANE VJEDHUR LEKET E POPULLIT EDHE DRURET DHE GURET E KANE MARRE VESH....

    Përgjigju
  • JamKushJam: 04/03/2021 18:31

    ...c'ne ajo derkucka e vockel Bora, shkon ne Skoci per studime??? S'kishte universitet tjeter qe e pranonte?? Ky universitet e ka simestrin 7,800 pounds pa perfshire ngrenien dhe fjetjen, kurse ketu deklarohen pagesa 2,480????

    Përgjigju
    • Ehuuu: 04/03/2021 19:25

      I kan heq nje zero asaj 2480, se ajo leket i paguan si jo evropiane. Zakonisht jo evropianet e kan dyfish pagesen ne keto universitete

  • Teri: 04/03/2021 17:49

    Nuk gjej fjale ta falenderoj kete djale trim dhe kurajoz. Te gjitha keto njihen dhe dihen, por jo vetem kaq, flitet dhe per me shume pasuri , por te fshehur, me emra te tjere. Ketu do te duket nese drejtesi e re ka filluar te punoje. Imagjino 3 femije qe studiojne ne Londer dhe thone qe kane nje vile atje qe jetojne. Do te doja shume tu sekuestrohet e gjithe pasuria e tyre e vjedhur dhe tu kthehet njerezve te thjeshte, mbase atehere kthehen ne njerez tokesore dhe normale.

    Përgjigju
    • Thoma Blana: 04/03/2021 18:43

      Pershendetje! Ju te shqiperia.com hallall cfar informini .por ate shushunjen ose neperken nga skrapari spo gjen mundesi per koment .nuk nisem cfar lexoj e degjoj ,por kam njerez qe I njoh nga berati . A funksionon ky spak ? Po shushenjes burg per jete dhe konfeksim pasurie .po te me jepet mundesi une ja pres mishin me gersher .hall burgu ose vdekja por ajo shushunja te cfaroset

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën