Një e re 23-vjecare shtatëzënë është shtruar para një jave në Sanatoriumin e Tiranës, ndërsa mësohet se ajo rezulton e prekur nga virusi AH1N1. Mësohet se 23-vjeçarja është shtruar në këtë spital pikërisht për shkak të këtij virusi dhe ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën.
Burime për shqiptarja.com bëjnë të ditur se e reja ka bërë një lindje të parakohshme dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në terapi intensive, ndërsa fëmija ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore në maternitet.
Kujtojmë se si pasojë e virusit AH1N1 në Shqipëri, deri më tani janë shënuar 4 viktima ,mes tyre 3 nga Elbasani dhe 1 grua 75-vjeçare nga Lushnja të cilët humbën jetën në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, i njohur ndryshe me emrin "Sanatoriumi". Ndërkohë më herët të prekur nga virusi AH1N1 kanë rezultuar pacientë të tjerë të shtruar në spital, mes tyre tetë raste të prekurish nga ky virus u raportuan para dy javësh në Vlorë.