TIRANË- Një ditë pasi një i ri u hodh nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi”, ministria e Shëndetësisë bën publike disa pamje të ambienteve brenda spitalit COVID 2, ku ka një fluks në rritje të pacientëve të prekur nga virusi i rrezikshëm si dhe të rasteve të dyshuara që po marrin trajtim në këtë spital. Në pamje shohim ekipet e mjekëve që kryejnë vizitat dhe kontrollet e pacientëve të shtruar ….Pacientë që rënkojnë nga dhimbjet, mjekë që vrapojnë për të dhënë kurën, por edhe shpresë! Kështu mund të përshkruhen ato pamje që vijnë nga ky spital, i cili prej disa javësh është rikthyer në një spital COVID-19.

Gjithashtu shohim që pacientet janë të moshuar, ndërsa shprehen se për disa ditë me radhë gjendja e tyre shëndetësore ka qene e rëndë dhe në agoni…

Shefja e Shërbimit të Pneumologjisë në Sanatorium, Silvana Bala ka bërë një apel për qytetarët: “Asnjëherë mos mendoni që kjo sëmundje është e lehtë. Është shumë e rëndë, është shumë e vështirë. Këta persona që shihni këtu, kanë qenë të shëndoshë, por në një moment, janë në vështirësi me jetën”, tha prof. Bala.

Ndërkohë, ambientet e jashtme të këtij spitali janë rrethuar nga forca të shumta policie.