E quajti 'miku im', Basha - Ramës: S'ka marrëveshje të dytë, hapi rrugë zgjidhjes politike

E quan një dështim marrëveshjen politike me kryeministrin Edi Rama në maj të 2017-ës. Lideri demokrat Lulzim Basha thotë se nuk do të ketë një dialog të dytë me kreun e qeverisë.

"Dialogu midis meje dhe zotit Rama provoi të ishte i dëmshëm për interesat e Shqipërisë, në mënyrën se si u keqpërdor nga një njeri që hiqet sikur është kryetar i Partisë Socialiste, por është reduktuar në një bashkëpunëtor të krimit të organizuar dhe të oligarkëve grabitqarë që dëmtojnë interesat e shqiptarëve, dëmtojnë interesat e socialistëve, dëmtojnë interesat e demokracisë."

Lulzim Basha

Duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarëve, lidhur me deklaratën e kryeministrit Rama mbrëmë në emisionin "Porta a Porta" me gazetarin Bruno Vespa, që e quajti liderin opozitar "miku im", Basha tha:

"As komentet e njeriut, shkaktarit të kësaj krize të shumëfishtë, nuk kam ndërmend ti bëj pjesë të këtij komunikimi sot. Populli ka folur, ka folur dhe dje, do të flasë në çdo protest, do të flasë dhe në 16 mars, Edi Rama bën mirë të dëgjojë zërin e popullit dhe ti hapë rrugë zgjidhjes politike, ti zgjidhë duart drejtësisë dhe të lejojë hetimin deri në fund të dosjes 339 dhe dosjes 184. Natyrisht unë e di se ai nuk është në gjendje ta bëjë këtë, sepse është pjesë e kësaj dosje. Por prandaj, zgjidhja kur të gjitha pushtet janë të kapura, mbetet në dorë të popullit dhe populli ashtu siç e ka marrë në dorë, do të vazhdojë të ketë në dorë fatin e tij deri sat ë kemi çlirimin e Shqipërisë nga krimi, një parlament dhe një qeveri të zgjedhur nga populli dhe jo nga kriminelët", tha Basha.

Deklaratat Basha i bëri pas një takimi që pati me zëvendësambasadoren amerikane në Tiranë, e cila mbërriti në zyrën e Bashës në selinë blu një ditë pas protestës së opozitës tek Parlamenti.

Cfarë tha Rama në "Porta a Porta"

"Bëmë një marrëveshje. Unë i thashë mikut tim, liderit të opozitës, çfarë do? Ministrin e Brendshëm mirë, ministrin e Financave, ministrin e Arsimit, ministrin e Shëndetësisë, pra gjysma e qeverisë ishte e opozitës. Para dhe gjatë zgjedhjeve. Për herë të parë maxhoranca e KQZ ishte e opozitës. Për herë të parë, në të gjitha qendrat e numërimit ku ka 50% opozitë dhe 50% qeveri, nuk ka pasur asnjë debat dhe të gjithë firmosën rezultatin. Për herë të parë, Kolegji Elektoral, që është një lloji gjykate elektorale, u pagua pa bërë punë, sepse nuk pati asnjë kërkesë nga asnjë parti. Zgjedhjet u njohën nga të gjithë. Ndërsa unë në këtë marrëveshje kisha vendosur dy kushte, fituesi qeveris, humbësi bën opozitën dhe nuk flitet keq për Shqipërinë në gjuhë të huaj.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meta: 06/03/2019 16:24

    Monika kryemadhja,t,Mediu,Shehi dhe Nardi vec jane te pesuar.Duke perbaltur Shqiperine dhe shqiptaret.do pesoni katastrofe te thelle.Kurdo qe do mbahen zgjedhjet.kete e dini dhe e di gjithe populli shqiptar.Nuk mkeni besimin e shqiptareve,keni vetem ata qe duan te vjedhin,kallin dhe shajne.

    Përgjigju
  • Petrefi: 06/03/2019 16:11

    Mos bej marreveshje me Ramen po ahko puthu me Karpushkinin dhe Putinin

    Përgjigju
  • Drejtesia: 06/03/2019 14:43

    Z.Rama ec perpara me reformen ne drejtesi e te vene ne te semes Sali Krimineli,Ilir Kryehajduti &Co,leri ne vetmin dhe trishtimin e tyre.

    Përgjigju
  • Sh.e drejte: 06/03/2019 14:12

    ..pertej Demagogjise,Fituesi qeveris,Humbesi ben opozite(me programe e ide,apo denoncime ne Prokurori e Gjykatat e Plepave te Saliut),pormbi te gjitha nuk prish imazhin e Shqiperise!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja