Pas takimit me liderin demokrat, Lulzim Basha, zëvëndës ambasadorja amerikane në Shqipëri Leyla Moses-Ones ka shkuar në selinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim ku po takohet me kryetaren e kësaj force politike, Monika Kryemadhi.

Pas dalje nga ky takim kreu i Partisë Demokratike refuzoi të tregojë mbi bisedën që pati me zëvëndës ambasadoren amerikane.

Takimet e saj me liderët e opozitës vijnë një ditë pas protestës së opozitës përpara parlamentit.