Një ditë pas protestës së opozitës, zv.ambasadorja amerikane në zyrën e Bashës (VIDEO-FOTO)

Një ditë pas protestës së opozitës jo parlamentare para Kuvendit të Shqipërisë, këtë mëngjes në zyrën e liderit demokrat Lulzim Basha është gjendur zëvendës Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Leyla Moses-Ones.

Tetë persona u arrestuan për tensionet në protestë, që u përshkallëzuan në goditje të efektivëve të policisë me mjete të forta. Ndërkohë u paralajmëruan nga policia, edhe organizatorët e protestës se ata janë përgjegjësit për tubimin, dhe duhet të distancohen nga personat me precedentë kriminalë, siç ishin disa të dënuar më parë, në radhët e të arrestuarve.

Mes opozitës së bashkuar dhe qeverisë, pavarësisht thirrjeve për dialog nga ndërkombëtarët që u konkretizua në një ftesë për dialog nga kryeministri Edi Rama, palët nuk janë ulur në diskutime me njëri-tjetrin. Opozita do të protestojë sërish më 16 mars para kryeministrisë, në atë që kryedemokrati Basha e quajti "uraganin që do të rrëzojë Ramën".

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Likr: 06/03/2019 11:36

    Merruni me Meten dhe Berishen se ate e nxitin Hiqu pashpaortat hajduteve Dogjen Shqiperine jane kunder Reformes ne Drejtesi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja