Evi Kokalari, e cila kërkon të regjistrohet në garën për kreun e Partisë Demokratike, i bën thirrje Shkëlzen Berishës, të cilin e quan "kryetar në hije", të mos pengojë publikimin e komisioneve përkatesë zgjedhore brenda partisë, si dhe kriteret/datat për aplikimin.
Aktivistja shqiptaro-amerikane paralajmëron Shkëlzenin se nëse pengon dhe deformon procesin, "përveç gjykatës dhe DASH-it, do shkosh ti personalisht në SPAK, që mban PD-në peng".
Postimi i plotë i Evi Kokalarit:
Shkelzen Berisha, nëse sot është 25 mars dhe zgjedhjet janë më 23 maj, kur do të publikoni emrat e komisionit përkatës dhe kriteret/datat për aplikime?
Nëse mendoni se do bëni lojëra, shumë keq e keni — edhe ti, edhe Sali Berisha.që nëse pengojnë dhe deformojnë procesin
Mua kësaj radhe nuk më shpëtoni dot. Ju prita pas shitjes masive të zgjedhjeve të bashkisë. (2023)
Nëntor 2024 - I kërkova Berishës të dalë nga loja sepse e dinim që nuk fitonte dhe pas fitores së Trump mund t’ia merrja Ramës kollaj zgjedhjet. Ai donte ta provonte vetë (sërisht). E dogji Shqipërinë (sërisht).
Dhe prapë ju prita.
Ju prita dhe një vit tjetër deri sa të hapnit zgjedhjet… po ta them publikisht, meqë në mesazhe bëni sikur nuk i lexoni. Kësaj radhe as nuk ju lë, as nuk ma merrni dot opozitën.
Kështu që minimalisht, ndiqni procedurat normale, sepse përveç gjykatës dhe DASH-it, do shkosh ti personalisht në SPAK, që mban PD-në peng.
cc: Sali Berisha
Komente












