I moshuari është transportuar në spitalin e Delvinës, ku ndodhet në gjendje të rëndë. Policia vijon hetimet për shkaqet e kësaj ngjarjeje dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.12.2017, rreth orës 07:30, Salla Operative Sarandë është njoftuar nga shtetasi K.Sh., se gjatë natës një shtetas i maskuar i ka shkuar në banesë dhe i ka vjedhur.
Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe kanë marrë kontakt më shtetasin K.Sh., 72 vjeç, ku prej verifikimeve ka rezultuar se, rreth orës 03:30, në fshatin Muzinë, në banesën e tij i ka shkuar, një shtetas i maskuar dhe ende i paidentifikuar, i cili nën kërcënimin e fjalëve dhe dhunës i ka marrë (vjedhur), një shumë lekësh prej 15.000 lekë të reja.
Shtetasi ka dëmtime prej dhunës që ka ushtruar autori por jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor i ndodhur në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO











