E rëndë në Greqi, shqiptari vret me plumb në kokë të dashurën 19-vjeçare! Autori dorëzohet në polici: Isha xheloz

E rëndë në Greqi, shqiptari vret me plumb në kokë të dashurën 19-vjeçare! Autori dorëzohet në polici: Isha xheloz

Autori Qamil Taja dhe viktima Kristjana Brakaj

GREQI- Xhelozia e ‘sëmurë’ dhe kokaina bënë që banakieri shqiptar Qamil Taja, 25 vjeç, të vriste partneren e tij 19-vjeçare, po shqiptare, Kristjana Brakaj. Pas kryerjes së krimit të rëndë, autori shkoi dhe u dorëzua në polici ku dhe rrëfeu krimin e rëndë që kishte kryer.

Ngjarja e rëndë mendohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit në banesën ku çifti jetonte në Kaminia dhe sapo ishin kthyer nga puna, pasi të dy punonin në lokale nate në zonën e Pireut.

Mediat greke shkruajnë se gjatë një debati mes çiftit, i riu shqiptar duke qenë nën ndikimin e drogës, konkretisht kokainës ka nxjerrë pistoletën që ua kishte marrë një vit më parë disa rumunëve dhe ka qëlluar dy herë në kokë bashkatdhetaren e tij 19-vjeçare.

Pas kryerjes së krimit të rëndë, raportohet se i riu shqiptar fshehu armën brenda frigoriferit të banesës dhe më pas u shkoi dhe u dorëzua në Polici. Pas mbërritjes së efektivëve në banesë, ata gjetën trupin e pa jetë të 19-vjeçares shqiptare në divan.

23-vjeçari shqiptari punonte në një lokal nate në Pire, ndërsa 19-vjeçarja punonte në një klub nate në Kallithea. Autori ka qenë dhe më parë i shoqëruar në Polici pas një zënke që ka pasur me partneren, dhe ka deklaruar para autoriteteve se konflikti ka ndodhur për shkak se ai është xheloz për 19-vjeçaren.

Marrëdhënia e tyre nuk ishte aq dhe harmonike, pasi mes tyre ka pasur debate, grindje të shpeshta dhe kjo bazuar në deklaratat e fqinjëve të çiftit. Ata thonë për mediat greke se një sherr i ashpër mes çiftit kishte ndodhur vetëm një javë më parë. Disa prej fqinjëve thonë se i dëgjonin shpesh grindjet e çiftit, por nuk mund ta imagjinonin se do të përfundonte në vrasje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:53
FOTO/ U ekzekutua nga partneri, del fotoja e 19-vjeçares që u vra nga 23-vjeçari shqiptar në Greqi

1670096364_Screenshot4.jpg

Personat që shihni në foton e siguruar nga mediat e huaja, janë Qamil Tarja dhe viktima Kristjana Brakaj.

Kristjana u vra sot në Greqi nga partneri i saj 23 vjeç me argumentin se ishte xheloz. Të dy ishin me origjinë shqiptare. 

Ora 18:43
'I dëgjonim të grindeshin shpesh, por se menduam se mund të përfundonte në vrasje', flasin fqinjët e 25-vjeçarit shqiptar që vrau të dashurën në Greqi


Lajmi për vrasjen e 19-vjeçares shqiptare nga partneri i saj 25-vjeçar shqiptar, Qamil Taja, ka shkaktuar tronditje në lagjen Kaminia të Pireut, ku çifti shqiptar jetonte.

Marrëdhënia e tyre nuk ishte aq dhe harmonike, pasi kanë pasur debate, grindje të shpeshta. Kjo bazuar në deklaratat e fqinjëve të çiftit. Ata thonë për mediat greke se një sherr i ashpër mes çiftit kishte ndodhur vetëm një javë më parë.

“Një javë më parë dëgjova përleshje. Mund të dëgjoja të bërtitura dhe zënka të forta. Vajza ishte disi më e mbledhur. Ai ishte më i zhurmshëm, më aktiv.", thuhet në deklaratën e fqinjëve.

"Zënka e fundit ishte e ashpër. Më së shumti dëgjoja zërin e gruas”, thotë fqinji i çiftit, i cili edhe pse ishte në shtëpi, nuk e dëgjoi të shtënën fatale.”

Disa prej fqinjëve thonë se i dëgjonin shpesh grindjet e çiftit, por nuk mund ta imagjinonin se do të përfundonte në vrasje.

Ora 18:00
FOTO/Vrau me armë të dashurën dhe më pas dorëzua në Polici! Ja kush është autori 25-vjeçar shqiptar


Mediat greke kanë publikuar foton e 25-vjeçarit shqiptar Qamil Taja, i cili vrau me armë të dashurën e tij 19-vjeçare, e cila ishte shqiptare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën ku çifti jetonte në Kaminia, Pire. Mësohet se autori e qëlloi të dashurën me dy plumba në kokë dhe më pas u dorëzua në Polici. Çifti shqiptar edhe me herët ka pasur debate mes njëri-tjetrin. Madje, kur i riu shqiptar ka qenë më herë i shoqëruar në polici pas një zënke që ka pasur me partneren, ka deklaruar se është xheloz.

Ora 17:03
Vrau të dashurën në Greqi, 25-vjeçari shqiptar fshehu armën në frigorifer pas krimit dhe shkoi të dorëzohej në Polici


Detaje të tjera kanë dalë në pah nga krimi në Greqi, ku 25-vjeçari shqiptar vrau me armë të dashurën 19-vjeçare, po shqiptare. Mediat greke shkruajnë se autori pas kryerjes së krimit të rëndë ka fshehur armën në frigoriferin e banesës së tyre, pikërisht aty ku ndodhi ngjarja, la trupin e pa jetë të vajzës dhe më pas shkoi të dorëzohej në Polici.

“Është koha të dorëzohem sepse kam vrarë të dashurën në banesë”, ka thënë ai para autoriteteve.

Policët shkuan më pas në banesë ku gjeti 19-vjeçaren e pajetë në divan, e cila u qëllua me një plumb në kokë dhe armën e krimit 25-vjeçari e fshehu në frigorifer.

Ora 13:20
Greqi/ Vrau të dashurën 19-vjeçare pas sherrit për motive xhelozie, ja kush është i riu i shqiptar dhe viktima (EMRAT)

Qamil Taja, 25-vjeç është i riu që vrau me armë zjarri Kristjana Brakaj e datëlindjes 2003 në Pire të Atikës gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës, pas sherrit për motive xhelozie.

Sipas policisë greke, 25-vjeçari qëlloi mbi viktimën disa herë me pistoletë, plumbat e së cilës e kapën 19-vjeçaren në kokë dhe gjoks.

S.C/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/12/2022 00:19

    Per t'a vrare ishte edhe nen efektin e kokaines,por per t'a fshehur armen ne frigorifer qenkesh esell! Keta talebane e kane vendin vetem ne Afganistan.

    Përgjigju
  • Burgu: 03/12/2022 20:39

    E presin e di tja hapin farfallen plehres. Po si vritet Femra mor pis

    Përgjigju
    • Shkodra: 03/12/2022 23:38

      Pse nuk u vritka femra i qr ? Ca lidhje ka gjinia Nuk vritet njeri pa faj thuj

  • Budalla: 03/12/2022 15:46

    kur punon ajo ne lokal nate c'ka pret more rrot k**it?

    Përgjigju
    • Or tej: 03/12/2022 23:22

      Cfare do presesh nga Qamilat or teeejjjj

  • shoku: 03/12/2022 15:03

    E ju a ka fajin greku pastaj, vetem llumi ka ngelur ne greqi.

    Përgjigju
  • Arbërori: 03/12/2022 14:18

    Të sëmuar mental…!

    Përgjigju
    • Turi: 04/12/2022 07:08

      Ekzakt. Tamom si ty

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se duhet të ngrihet komisioni hetimor për çështjen McGonigal?



×

Lajmi i fundit

Papa Françesku: Jam i gatshëm të takohem me Putin dhe Zelensky-n për të arritur një marrëveshje paqeje

Papa Françesku: Jam i gatshëm të takohem me Putin dhe Zelensky-n për të arritur një marrëveshje paqeje