Perugia- Një 17 vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident të rëndë të ndodhur në Castiglione del Lago në Itali pasditen e djeshme.
Adoleshenti po lëvizte me një skuter së bashku me një mik, kur janë përplasur nga një makinë që po lëvizte me shpejtësi.
Menjëherë pas aksidentit të rinjtë u dërguar në spital, ku 17 vjeçari ndërroi jetë në spital ndërsa miku i tij ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.
Prokuroria e Perugias po heton aksidentin ndërsa është arrestuar drejtuesi i makinës, një 40 vjeçar. Mediat italiane raportojnë se aksidenti ndodhi për shkak të shpejtësisë së lartë dhe hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes janë në vijim.