E rëndë në Maqedoninë e Veriut, 40-vjeçarja denoncon partnerin se ka përdhunuar dy vajzat e saj të mitura

E rëndë në Maqedoninë e Veriut, 40-vjeçarja denoncon partnerin se ka përdhunuar dy vajzat e saj të mitura

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku një grua ka denoncuar në polici se partneri i saj ka përdhunuar dy vajzat e saj të mitura.

Gruaja ka bashkëjetuar me 40-vjeçarin. Ky i fundit, pas denoncimit të partneres, është arrestuar ndërsa autoritetet thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrenë kallëzimin përkatës.

“Me datë 07.08.2023 në ora 01:50 në Sveti Nikollë, punonjësit policorë të Stacionit Policor të Sveti Nikollës e kanë privuar nga liria 40 vjaçarin J.P., pas denoncimit të gruas së tij pa kurorë, sipas të cilës ai ka kryer akte intime ndaj dy vajzave të saj të mitura”, thuhet në njoftimin e autoriteteve maqedonase, raporton Klan Macedonia.

Për rastin pritet të deklarohen edhe nga Prokuroria.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë