E rëndë në ’Pa Gjurmë’! Babai shfaq videon ku nëna dhunon tre vajzat e mitura flet dhunuesja: I rraha vajzat se burri më tradhtoi me tjetër

Ishte shokuese shfaqja e një video ku nëna dhunon tre fëmijët e mitur. Çifti nga Burreli Valmir Barmeta Antoneta Hystuna u divorcuan dy javë më parë, pas 12 viteve martesë. Denoncimi u bë publik në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV nga 33-vjeçari, i cili kërkon të marr kujdestarinë e fëmijëve, pasi Gjykata më 8 shkurt të këtij viti ia la nënës. Ish-bashkëshorti akuzon për dhunë në familje ish-bashkëshorten duke vënë në dispozicion pamjet e rënda, ku 34-vjecarja qëllon me shkop vajzat e mitura.

U divorcuam para dy javësh, sepse ajo nuk dëshironte të rrinte më me mua. 6 vitet e para shkuam mirë, pastaj filluan sherret. Dilte kur donte bënte çfarë donte. Nuk më pyeste më, më futi në burg se unë e rraha në shtëpi në prani të fëmijëve. Antoneta më denoncoi dhe bëra 8 muaj burg. Jam bërë pishman për atë veprim. Ajo i keqtrajton fëmijët, që unë të nxehem dhe të shkoj ta dhunoj prapë që të më fusi në burg. Përveç fëmijëve tanë, ajo dhunon edhe nipin e saj. Nuk ka probleme mendore, por e bën që të më provokojë. Kam dashur të ndërhyj, por kam pasur frikë se më fut në burg për një gjë të vogël që unë mund të bëja

Përveç dhunës, Valmir akuzon ish-bashkëshorten edhe për tradhti.

Ajo më ka tradhëtuar, sepse e kam kapur me një tjetër. Ende ka lidhje me atë person. Unë e fala tradhëtinë e saj, për shkak të njerëzve. Unë për gabimin tim burgun e bëra, por nuk mund të lejoj dot që ajo të keqtrajtojë fëmijët. Mora një shtëpi afër saj dhe vajzat vinin çdo natë te unë, pasi trembeshin nga frika se ajo i rrihte gjithnjë. Kemi folur me mesazhe më thotë merr fëmijët se nuk i mbaj asnjë sekondë. Më kërcënon se do më hapë telashe do më fusë sërish në burg.

Moderatorja Odeta Dume zhvilloi një komunikim live me nënën e tri vajzave Antonetën. Ajo pranoi se fëmijët i ka dhunuar dhe këtë e ka bërë në shenjë hakmarrje, pasi burri iku me një tjetër grua.

Odeta Dume: Ish-burri juaj është këtu dhe na ka sjellë video që ju dhunoni fëmijët. Çfarë ka ndodhur me ju ? Pse i dhunoni fëmijët tuaj?

Antoneta Hystuna: Pyet atë që iku me një grua tjetër dhe i la fëmijët rrugëve. Ajo video është montazh nuk është reale. Pyete kur është bërë video. Unë kam kaluar depresion dhe kam problemet e mia. Kam halle kam strese. Jam nënë me 3 fëmijë të braktisur. Ai më ka dhunuar mua. Ai e ka bërë këtë video që të më fusë mua brenda. Fëmijët i dhunoj se dhe unë kam hallet e mia dhe problemet e mia. Nëse ai i do unë ja jap të treja vajzat.

Gjatë transmetimit live, për situatën e çiftit nga Burreli foli edhe nëna e 33-vjeçarit, e cila tha se ish-nusja përveç fëmijëve rrihte edhe atë si dhe ish-kunatën e saj, me sende të forta.

Adivie Barmeta: Ajo na ka rrahur të gjithëve ne, na ka dhunuar me sende të forta. Djali im sikur ka jetuar me helmin, jo me një grua të hajrit. Na ka rrahur të gjithëve me shkop. Edhe vajzën time e ka rrahur kur ka qenë beqare në shtëpi.

O.D./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare