E rëndë në Qerret/ 4 turistë rusë, të afërm me njëri-tjetrin, gjenden të vdekur brenda në sauna në një hotel me 5 yje, u asfiksuan! Prej një jave ishin në Shqipëri (EMRAT)

QERRET- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte, ku 4 turistë, 2 burra dhe 2 gra, janë gjetur të vdekur, brenda një saune në hoteln me 5 yje "Gloria" në Qerret të Kavajës. Mësohet se janë gjetur të vdekur Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkova, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe, të afërm me njëri-tjetrin. 

Report Tv mëson nga burimet, se turistët, kanë qëndruar në sauna më shumë nga sa lejohet dhe janë asfiksuar, e ndërsa grupi hetimor vijon hetimet për të mësuar nëse viktimat ishin nën efektin e alkoolit apo të lëndëve narkotike.

4 turistët kishin mbërritur në Shqipëri para një jave së bashku me një grup tjetër. Kanë qenë këto të fundit të cilët kanë vënë re mungesën prej një kohe të gjatë të shokëve të tyre dhe kanë ngritur alarmin. Më pas, kanë nisur kontrollin në hotel dhe kanë gjetur 4 turistët të vdekur në sauna. Report Tv me gazetarin Aldo Mustafa ka qenë mbrëmjen e sotme në vendin e ngjarjes, teksa pritet marrja në pyetje e turistëve të tjerë si edhe këqyrja e kamerave të sigurisë, çka mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë ku humbën jetën 4 persona. Ndërkohë që janë shoqëruar në polici edhe punonjës të hotelit.

Për këtë ngjarje të rëndë është njoftuar edhe Ambasada Ruse, e ndërsa Policia dhe Prokuroria e Tiranës janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:29
Ngjarja e rëndë në Qerret, identifikohen 4 turistët rusë u asfiksuan në saunën e hotelit

 

Policia ka identifikuar 4 turistët rusë që vdiqën nga asfiksimi në saunën e hotelit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:20, në Qerret. Viktima kanë mbetur shtetasit rus Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ora 23:24
Ky është hoteli luksoz, ku u gjetën të vdekur 4 turistët rusë

1634332809_page.jpg

4 turistët rusë humbën jetën në saunan e një hoteli luksoz pasi qëndruan më shumë se ç'duhet duke u asfiksuar. 2 bura dhe 2 gra u gjetën të vdekur brenda saunës së hotelit luksoz në Qerret të Kavajës. Hotel 'Gloria' është një hotel luksoz me 5 yje dhe është hapur në 2019.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dori: 17/10/2021 02:18

    O edi rama futini DINAMITIN ketyre plehrave se I kane bere hotelet pa leje,,pa parking, ,,pa PISHINA para ..dhe me kryesorja mbi rere dhe ngjitur me njerin tjetrin pa distance 40 m.....keto duhen Shembur me DINAMIT te gjitha nga teuta ne qerret..PA perjashtim...shikoni se c'fare bejne I marrin jeten 4 ruseve..a ka me turp....

    Përgjigju
  • Tan Bosi: 16/10/2021 09:24

    Ruset behen tap dhe futen ne sauna dhe i ze gjumi...e vdesin! Ca faji ka hoteli? Kame jetuare 15vjet ne Rusi!

    Përgjigju
  • Lexues: 16/10/2021 09:19

    What the fuck 5 yje?? A e dini se te qenit me 5 yje eshte certifikim dhe jo "pronari" e shkruan 5 yje....ashtu si shikon dyqane fruta perime qe thone bio..

    Përgjigju
    • Eri: 16/10/2021 19:04

      o Lexues dhe pse do ti vrisnin turistat rus ne hotel dhe vet hoteli ??per reklame??Pse ja fusni si kau i peles.Ata kane qene grup turistash pse pikerisht do vrisnin nje familje.Prisni njehere mos nxirrni kokluzione kot se koti.Pak kemi degjuar rus te helmuar neper Bote.

  • 5star: 16/10/2021 08:42

    Fiks vdekje me pese yje.Ne shqiperi ke frike te hysh ne det se mos te thote ciao ndonje topil mu.. qe valezojne neper dallge kto shkojne e hyjne ne sauna dhe ku ne kavaje.O perendi sa pasiguri ka ai vend sa keq ka perfunduar.Minimumi kur hyjne njerez ne sauna per te cilet ske asnje informacion mbi shendetin e tyre dhe asnje ide mbi rezikshmerine e saunas si process aq me teper nje hotel 5* ne Kavaje duhej lene nje mbikqyres si ndodh normalisht neper vendet e qyteteruara.RIP ruseve hajdeni prape ne shqiperi dhe mundesisht neper vila luksoze se jane me te mira se hotelet 5* ne Kavaje.

    Përgjigju
  • Korca: 16/10/2021 08:25

    Ngjarje shume e rende e shkaktuar Nga neglizhenca e punonjesve(nuk dua ta besoj qe dikush e ka mbyllur deren qellimisht).Hoteli duhet gjobitur rende dhe familjaret duhen demshperblyer megjithese ata 4 te shkretet nuk kthehen mbrapsht!

    Përgjigju
  • Zheleznovi: 16/10/2021 08:22

    Ngushullime familjeve u prefshin ne parajse Zoti jua lehtesofte dhimbjen.

    Përgjigju
  • Hason Hoteleieri: 16/10/2021 07:26

    Me siguri hoteli eshte i regjistruar ne emer te ndonje pensionisti! Hiqini yjet e reshtuara, gjobiteni hotelin, hiqini licensen, te hidhen ne gjyq per neglizhenc dhe te paguaj familjareve demshplerbimin e njesuar te fatkeqesis nga sigurimi i jetes. Pa te shofim a do e hap saunen muti!

    Përgjigju
  • Vani: 16/10/2021 04:12

    Ja kèto jané HOTELET e KRIMIT të POLITIKANËVE që i hedhin nè Emrate të DYTËVE pèr té MOS JU DAL EMRI !!!!! SPAK duhet ti futet me RRËNJË dhe të gjejë se kush èshtè PRONARI i VÈRTETË i kètij HOTELI me 5 YJE dhe ta KONFISKOJ URGJENTISHT !! JANÈ HOTELET e Politikanève BANDITÈ dhe KRIMINELË që i kanè bèrè kèto HOTELE me MILIONAT e KORRUPSIONIT SHTETËROR , prandaj , I LUTEM SPAK që ti shkoj deri në FUND dhe tè KONFISKOJ HOTELIN !!! DUHET me patjetèr tè gjendet se CILI BANDIT POLITIKAN HAJDUT , GRABITQAR , dhe i KORRUPTUAR FSHIHET mbrapa kètij HOTELI SUPER LUKSOZ !!! I BÈJ THIRRJE edhe AMBASADÈS RUSE qè tè MOS qèndroj INDIFERENTE , por tè kèrkoj DÈMSHPÈRBLIMIN nga PRONARI i HOTELIT pèr SECILIN nga VIKTIMAT qè humbén JETÈN !! DHE DÈMSHPÈRBLIMI duhet tè JETÈ 5 MILION €URO pèr SECILIN , MOS edhe mè SHUMË !!! SEPSE kèta HORRA , HAJDUTÈ dhe KRIMINELÈ PRONARÈ janè mësuar nè SHQIPERI me SHQIPTARÈT , qé edhe kur ju ndodhin AKSIDENTE nè Vendin e Punès , EKSPERTIZA e KORRUPTUAR NXJERR FAJTOR gjithmonë VIKTIMÉN !!!!!!!!!! NGUSHËLLIME për RUSÈT dhe FAMILJARÈT e tyre !!!! NEVERI dhe URREJTJE pèr PRONARÈT SHQIPTARÈ tè HOTELEVE dhe té cdo lloj BIZNESI té madh , qè janè KTHYER nè KANIBALÈ , GJAK PIRËS , KRIMINELÈ dhe VRASÈSA

    Përgjigju
    • Spaku: 16/10/2021 09:32

      Hoteli i Lul Berishes dhe Gjushit. Ne emer te Vin Dulles. Gjithashtu dhe hotel Brilant. Edhe dy hotele te tjera qe po ndertohen. S'ka nevoje per SPAK. I di populli......

    • Tan Bosi: 16/10/2021 09:27

      Vani! Nuk eshte e vertet und Jame nga Qereti dhe e njefe mire Hotelin dhe personelin, Mos ja fute kot!!!

    • Van: 16/10/2021 05:47

      Vani e fundit nuk kerkohet demshperblimi nga ambasade ruse tek hoteli, por nga familjaret e te humburve tek siguracioni i jetes qe kane prere ne rusi, sic pret edhe ti ketu kur udheton jashte shtetit nese ke dale ndonjehere, prandaj slejohet te udhetosh pa sig me mos te kesh kshu lloj pretendimesh sic ke shkruajtur ti..dhe demshperblimi kerkohet mbi nje baze jo hajde te themi 5mil....sa vite pune ke akoma × pagen minimale + pension jete per ata nga 60 vjec psh edhe sig nese se ka fixe kur nenshkruan smarrin shume, keta te rinjte me ndryshe...pra vetpermbahu pak,se me keto kushtet e tua i bie ta bejme palzhin ne kasolle, se askush nuk nderton hotele 5 yje po te kete te tilla sanksionesh...ty mbase te pelqen por Greqi e Turqi qe jane plot me hotele 5 sjane keq...

    • Van: 16/10/2021 05:40

      Vani ti duket qe sje fut ndonjehere na sauna vlla, dhe e ke mllefin me jeten....clidhje ka pronari me perdorimin e saunes ne menyre abuzive? Clidhje ka pronari me hyrjen ne sauna i pire(qe nuk lejohet) dhe qendrimin ne sauna mbi 15min ( qe nuk rekomandohet me shume) Dhe ju lutem ne cvend te botes keni qene ne sauna dhe vjen dokush e ju thote shiko dilni se boll e tepruat? Zulu saunat skan lidhje fare me hapsiren, por me temp dhe lageshtiren, dhe sauna per ju qe mesa duket sja keni haberin dhe doni te beheni interesant eshte thjesht dush, larje trupi, sic edhe bannjo me avull, ku dikush me probleme mushkrie sduhet te hyje psh. Nuk e di cdo thote expertiza por ata mjeranet e sigurte kane qene te pire(slejohet), dyshoj se do e ken cuar temp 100° dhe plus i kane hedhur sh uje dhe lageshtira eshte rritur me sh sec duhet...kjo te ul sh tensionin nga djersitja e madhe dhe asfiksohesh... Zulu per info duhet te dish qe saunat shiten edhe shtepiake, sepse jane thjesht dush...ska lidhje leje ose jo

  • Zulu...: 16/10/2021 02:14

    Sauna ne foto eshte e vogel,,,prandaj nuk duhen dhene leje per sauna apo PISHINA pa pasur hapsira te bollshme,,ketu ka faj qeveria qe nuk vendos standarte,,,por faj kane dhe keta kungull pronare,,qe nuk dine se cfare bejne...

    Përgjigju
  • Jani: 16/10/2021 01:58

    Duhet ti kishit nxjerre o mutra...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të ndalohen filmat shqiptarë të prodhuar gjatë periudhës komuniste?



×

Lajmi i fundit

John

Koronavirusi/ 357 raste të reja dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit! 14 pacientë në gjendje të rëndë në spitale