VIDEO/ E rëndë në Rotterdam, 32-vjeçari qëllon me armë zjarri në spitalin universitar, 3 viktima, mes tyre një 14-vjeçare

Një sulm me armë zjarri në një spital universitar dhe në një banesë aty pranë, ka tronditur Rotterdamin.

Mediat e huaja si Sky News dhe BBC, raportojnë se një 32-vjeçar i veshur me rroba ushtarake ka kryer një sulm me armë zjarri në spitalin universitar dhe në një banesë pranë spitalit.

Sipas raportimeve të deritanishme të mediave të huaja dhe deklaratave të policisë vendase, nga kontrollet në spital dhe zonë janë evidentuar 3 viktima.

Sky News bën me dije se viktimat janë një pedagoge 42-vjeçare në spitalin universitar, një grua 39-vjeçare dhe vajza 14-vjeçare e kësaj të fundit.

Agresori është neutralizuar dhe arrestuar nga policia pranë vendngjarjes.

Familja mbretërore e Holandës ka reaguar në lidhje me ngjarjen duke ngushëlluar familjet e viktimave

"Zemrat tona janë me familjen dhe miqtë e viktimave të sulmit këtë pasdite në Roterdam. Ne mendojmë gjithashtu për të gjithë ata që jetuan me frikë gjatë atyre veprimeve të tmerrshme."--thuhet në reagim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:44
Video/ Dalin pamjet nga sulmi në Rotterdam, momenti kur prangoset 32-vjeçari

 

Një video e publikuar në rrjetet sociale pasqyron disa momente nga sulmi makabër në Qendrën Mjekësore Erasmus në Rotterdam.

Në video duken teksa vrapojnë për të shpëtuar nga të shtënat me dhjetëra studentë të spitalit universitar si dhe momenti i arrestimit të agresorit 32-vjeçar.

 

Ora 19:27
Sulmi me armë zjarri në Rotterdam, viktimat janë dy gra, një 14-vjeçare e plagosur

1695926636_zzz.jpg

Raportohet se nga sulmi me armë zjarri në një spital universitar në Rotterdam, dy viktimat e shënuara janë një pedagoge 42-vjeçare e Qendrës Mjekësore Erasmus dhe një zonjë 39-vjeçare.

Po ashtu, bëhet me dije se një vajzë 14-vjeçare, ka mbetur e plagosur nga të shtënat.

Ora 19:03
Sulmi në spitalin e Rotterdamit, policia njofton për dy viktima

1695926541_8855.jpg

Në një konferencë për shtyp, policia e Rotterdamit ka bërë me dije se nga sulmi në spitalin universitar në këtë qytet, në kontrollet në zonë deri tani janë evidentuar dy viktima.

Akoma nuk dihet motivi i këtij sulmi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'