SHKODËR- Një tjetër grua është vetëmbytur në lumin Bunë të Shkodrës. 63-vjeçarja Shefike Osja i dha fund jetës duke u hedhur nga Ura e Lumit Bunë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:25 të 1 qershorit, ndërsa kanë qenë banorë të zonës që kanë njoftuar policinë. Menjëherë efektivët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur kërkimet, ndërsa është gjetur edhe trupi i pajetë i 63-vjeçares.
Trupi i viktimës është dërguar për ekspertizë mjekoligjore, por nga këqyrja paraprake nuk i janë konstatuar shenja dhune në trup. Dyshohet se 63-vjeçarja vuante nga depresioni.
"Rreth orës 16:25, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se një shtetase është hedhur në ujërat e lumit Buna. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Punonjësit e Policisë, me një varkë janë futur në lumë dhe kanë nisur kërkimet.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të shtetases Sh. O., 63 vjeçe, banuese në lagjen "Dobraç", e cila dyshohet se është vetëhedhur nga ura e vjetër e lumit Buna. Nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, si dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase vuante kohët e fundit, nga depresioni", njofton policia.
Kujtojmë që kjo ngjarje e rëndë vjen vetëm pak kohë pasi në lumin Buna u vetëmbyt Alma Arrazi me 3 fëmijët e saj.
Te arrestohet burri tani
Përgjigju