E rëndë në Tetovë/ Nënë e bijë gjenden të vdekura në banesë, babai dhe djali çohen në spital në gjëndje të rëndë! Çfarë dihet deri më tani

E rëndë në Tetovë/ Nënë e bijë gjenden të vdekura në banesë, babai dhe djali çohen në spital në gjëndje të rëndë! Çfarë dihet deri më tani

Foto ilustruese

Tetove- Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Sllatinë të Tetovës, ku në një shtëpi janë gjetur pa shenja jete në rrethana të panjohura, nëna 38 vjeçare së bashku me vajzën e saj 4 vjeçare, teksa kryefamiljari së bashku me djalin janë në Spitalin e Tetovës në gjendjë të rënduar.

Viktimat janë gjetur nga gjyshja – nëna e viktimës grua 32 vjeçare, e cila ka shkuar në cilësinë e mjekes pasi është marrë një thirrje telefonike për ndihmë në urgjencën e Tetovës.

Këto detaje janë bërë të ditura në raportin e policisë së Tetovës.

Nuk dihen ende rrethanat dhe arsyet e këtyre vdekjeve të dyshimta, ndërsa policia informon se bashkëshorti 50 vjeçar i gruas, njëherësh baba i vajzës së mitur, pas marrjes së ndihmës së shpejtë, do të merret në pyetje.

Në vendngjarje ka dalë policia dhe prokurori publik.

Sipas informacioneve të fundit të siguruara nga burime të policisë, nuk bëhet fjalë për helmim por për dhunë, edhe pse deri më tani nuk ka një informacion zyrtar nga Ministria e Brendshme, citojnë mediat maqedonase. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime