E rëndë në Tiranë, policja 21-vjeçare vetëvritet me armën e shërbimit! Shoqërohet i dashuri, dyshohet se patën debate

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një efektive është vetëvrarë me armën e shërbimit. Mësohet se është vetëvrarë policja 21-vjeçarja Aldorjana Loshi, e cila shërbente në Komisariatin e Policisë nr.5.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.27 të 24 majit. 21-vjeçarja është gjetur pa shenja jete nga familjarët e saj në banesën në rrugën 'Ali Demi'.

Viktima mësohet se kishte rreth një vit e gjysmë që punonte si efektive e patrullës në Kamëz. Motivet që e kanë shtyrë drejt aktit ekstrem janë ende të paqarta, por policia ka shoqëruar të dashurin e saj. 

Burime bëjnë me dije se çifti kanë pasur një debat së fundmi me njëri-tjetri. Debati me të dashurin dyshohet se mund të ketë qenë arsyeja që mund të ketë çuar 21-vjeçaren drejt aktit të rëndë. I riu pritet të merret në pyetje për të mësuar më shumë.

"Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën "Ali Demi", është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja Aldorjana Loshi, 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5", njofton policia. 

Policia po kryhen veprime hetimore per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:09
Vetëvrasja e efektives 21-vjeçare në Tiranë, shoqërohet i dashuri! Dyshohet se kanë patur debate

 

Policia e Tiranës ka shoqëruar të dashurin e efektives 21-vjeçare Aldorjana Loshi, që u vetëvra me armën e shërbimit në banesën e saj në rrugën Ali Demi pasditen e sotme.

Burime bëjnë me dije se çifti kanë pasur një debat së fundmi me njëri-tjetrin.

Debati me të dashurin dyshohet se mund të ketë qenë arsyeja që mund të ketë çuar 21-vjeçaren drejt aktit të rëndë. I riu pritet të merret në pyetje për të mësuar më shumë.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andi Tirane: 25/05/2024 10:43

    Ngushellime familjareve per humbjen e jetes se njeriut te tyre te dashur , do ishte me mir qe ushtaraket dhe policet te lejn armen e sherbimit ne Institucionin ku punojn mbasi mbarojn sherbimin.

    Përgjigju
  • Shkoder: 25/05/2024 02:36

    Nje pyetje kam: nese burri vret vehten a arrestohet gruaja?

    Përgjigju
  • Real: 24/05/2024 21:34

    Shoqeroni ata qe e kane rekrutuar dhe jo te dashurin. Jo cdo individ mund te vishet policc dhe jo cdo individ eshts i afte psikologjikisht te mbaje arme. Kane psikologe/psikiater komisariatet? Nese kane, cfare pune bejne? Me vjen keq per vajzen shume por problemi qendron tek ajo mos e kerkoni tek i dashuri por te ata qe e rekrutuan.

    Përgjigju
    • Bravo: 25/05/2024 06:27

      Duhet test psilologjik . Ca faji ka i dashuri ! Sa debate mund te bejm me dashuren , gruan , apo njerz tjer , ca dmth kjo te vrasesh veten

  • Eduard: 24/05/2024 21:08

    Ktu kemi te bejme me te cmendur, qe marrin dhe vetvriten bashke me femijet, apo me armen e sherbimit, dhe shoqerohen burrat vetem se duhet nje shkak... jan te cmenme, cdokush qe vret veten se ka meritu jeten

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Velipojë/ Konflikt për motive pronësie, nis hetimi për 58-vjeçarin pasi dhunoi dy vëllezërit

Velipojë/ Konflikt për motive pronësie, nis hetimi për 58-vjeçarin pasi dhunoi dy vëllezërit