E rëndë në Tiranë, zjarri shkrumbon banesën, vdes i moshuari! 75-vjeçari i sëmurë, jetonte në mjerim i vetëm dhe mblidhte kanaçe (EMRI)

E rëndë në Tiranë, zjarri shkrumbon banesën, vdes i moshuari! 75-vjeçari i sëmurë, jetonte në mjerim i vetëm dhe mblidhte kanaçe (EMRI)

Pamje nga vendngjarja dhe pasojat e zjarrit në banesë

TIRANË- Zjarri shkrumbon banesën në lagjen "Allias" të kryeqytetit, duke i marrë jetën një të moshuari që jetonte aty i vetëm.

Ngjarja ka ndodhur sot (19 Janar), rreth orës 20:00, në rrugën “Myzafer Spaho”.

Policia bëri me dije se dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën private të shtetasit Ramazan Karimanit, rreth 75 vjeç, i cili kishte edhe probleme shëndetësore. 

"Si pasojë e zjarrit, 75-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave  dhe dokumentimin ligjor të rastit", njoftoi policia.

Gazetari i Report TV, Sokol Dema, informon se Ramazan Karimani dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Sipas hetuesve jetonte në kushte të mjerueshme dhe për të mbijetuar mblidhte kanaçe. 75-vjeçari sapo ishte kthyer në banesë dhe kishte ndezur një zjarr, i cili më pas ka përfshirë dhe banesën. Jetonte i vetëm në Allias.

Mbetet e panjohur ende dinamika e vatrës dhe shkakut të zjarrit, teksa priten rezultatet e ekspertimit piroteknik dhe detajet e tjera.

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 18 Janar, 08:40

    A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari që ka ‘tërbuar’ Anglinë! ‘Daily Mail’: Jeta e të dënuarit për trafik njerëzish, që i kalon ditët duke luajtur golf dhe kryen më shumë krime

Shqiptari që ka ‘tërbuar’ Anglinë! ‘Daily Mail’: Jeta e të dënuarit për trafik njerëzish, që i kalon ditët duke luajtur golf dhe kryen më shumë krime