Firma kozmetike në Chongqing ka nxjerrë punonjësit e saj në rrugët e qytetit, që të ecin zvarrë në gjunjë. Ngjarja e çuditshme ka ndodhur më 2 maj dhe është shpërndarë me shpejtësi të pazakontë si një ngjarje vërtetë e çuditshme.
Të gjithë njerëzit janë habitur fillimisht kur i kanë parë punonjësit të ecin këmba-dorës në rrugë madje kanë njoftuar edhe policinë. Mirëpo shefi i kozmetikës e ka bërë këtë gjest për të parë nënshtrimin e punëtorëve në punë në mënyrë, që të shikonte se deri ku do të shkontë durimi i tyre.
Ky veprim është kritikuar në media si një mënyrë diktatoriale administrimi në punë dhe nëse do të ishte në një vend në perëndim ky shef do të dënohej për këtë veprim. Herë pas here në Kinë janë shfaqur probleme në lidhje me trajtimin e punonjësve ne punë.
Redaksia Online
(ad.ti/shqiptarja.com)