Zakonisht, të jesh e bukur konsiderohet si një bekim, por ndodh që të jetë edhe mallkim. Kjo gjë i ka ndodhur bukuroshes 33-vjeçare, Laura Fernee. Bukuria që e karakterizon e detyroi atë që të lërë punën. Laura thotë se bukuria e saj tërhiqte vëmendjen e kolegëve të saj të punës.

Ajo gjithashtu thotë se bukuria e saj është bërë shkak që mos të pranohet dhe në vende të tjera pune. Tani bukuroshja jeton me prindërit e saj, pasi u detyrua të linte punën ku fitonte 35 mijë euro.

“Unë nuk jam dembele. E vërteta është se bukuria ime ka shkaktuar probleme kur bëhej fjalë për punën, kështu që unë vendosa se puna nuk është për mua në këto momente. Nuk është faji im, nuk mund ta ndryshoj pamjen time”, tha 33-vjeçarja.
bukuroshja
“Kolegët meshkuj ishin vetëm të interesuar për pamjen time. Unë doja që ata të më vlerësonin për profesionalizmin tim, jo për bukurinë. Por, ata shikonin vetëm trupin dhe fytyrën time”, shprehet Laura.

Laura Fernee gjithashtu tha se koleget e saj të punës e urrenin sepse ishte më e mirë se ato kur bëhej për të punuar.

“Kam qenë shumë budallaqe. Kur kuptuan se isha më e zonja se ato në punë, filluan të më urrenin edhe më shumë”, përfundon 33-vjeçarja.

(v.gj/shqiptarja.com)