E rrallë/ Cristiano Ronaldo debuton kundër Lionel Messit, 2 milionë kërkesa për bileta

E rrallë/ Cristiano Ronaldo debuton kundër Lionel Messit, 2 milionë kërkesa për bileta

Ronaldo dhe Messi

Ndeshja mes Al Nassr dhe PSG pritet me interes nga fansat e futbollit. Për duelin që zhvillohet në datën 19 janar në Riad të Arabisë Saudite kanë bërë kërkesë për bileta 2 milionë tifozë. ESPN bën me dije se dueli që vendos Cristiano Ronaldon kundër Lionel Messit është në kufijtë e "çmendurisë" për interesin e lartë.

Cristiano Ronaldo nuk ka debutuar ende me ekipin e ri, Al Nassr, teksa për herë të parë do zbresë në fushë në përballjen miqësore me PSG që luhert në "Mrsool Park" të Riadit në 19 janar. Një përplasje ikonike mes Ronaldos dhe Messit ka zgjuar interes të madh, me tifozët që duan të jenë prezent në një stadium që ka kapacitet prej 25 mijë ulësesh. Duket se tifozët në stadium do jenë të privilegjuar për një nga ngjarjet më të mëdha sportive në Arabinë Saudite për nga interesi.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy helikopterë ushtarakë në Malajzi, 10 viktima

Përplasen dy helikopterë ushtarakë në Malajzi, 10 viktima