TROPOJË - Një ngjarje e rrallë vjen nga zona Lekbibaj e Tropojës. Një mace e egër në përmasat e një qeni ka ngrënë një gic dhe 2-3 pula të një banori të zonës. Edhe pse fillimisht ka menduar të “hakmerret” me macen e rrallë duke e mbyllur në kafaz, banori me inicialet A.G është kthyer tashmë në “hero” pasi ka dëgjuar apelin e ambientalistëve dhe e ka lënë sërish të lirë macen duke lënë kështu mënjanë “inatet” personale me macen gjigante.
 
macja qen

macja qen

Ngjarja

Macja e egër ka hyrë në stallat e bagëtive të fshatarit dhe i ka ngrënë një gic të porsalindur dhe pulat. Si për ta ndëshkuar fshatari e ka kapur macen dhe e ka mbyllur në një kafaz. Kjo ngjarje e rrallë ka nxitur reagimin e ambientalistëve të kësaj zone të cilët kanë kërkuar lirimin nga “qelia” të maces.
 
“E falënderoj shumë banorin e fshatit ku macja e egër, kafshë e rrallë e këtij rajoni u shfaq dhe dëmtoi ekonomikisht atë. Falënderim të veçantë ai mori edhe nga  përfaqësuesit e shoqatave, të cilat u njoftuan menjëherë për lirimin e saj”, - tha Ndoc Mulaj, një nga eksploruesit e florës e faunës në këtë zonë të lakmueshme për turistët vendas dhe të huaj.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)