E rrallë/ Tifozi shqiptar bën tatuazh stemën e Barcelonës: Doja ta kisha përjetë në trup! Ja si reaguan prindërit

TIRANË- Të parit çdo ndeshje të Barcelonës, të lexuarit të gjitha lajmet mbi ekipin katalanas, në sirtarin e dhomës nuk mungonte fanella, kujtimet e fëmijërisë i lidh pa dyshim me këtë ekip, por këto kanë qenë të pamjaftueshme për Anxhelo Bregun që të shprehin dashurinë e madhe që kishte për Barcelonën. E pikërisht për këtë zgjodhi që ta gdhendte në trup, ta bënte tatuazh, e ta kishte përjetësisht. Anxhelo, në hapësirën e sportit të së dielës në Report Tv, ka rrëfyer për momentin që ka vendosur që të bëjë tatuazh stemën e Barcelonës, në krahun e tij të majtë. Tashmë nuk ka rëndësi fakti që pjesë e saj më nuk është Messi, pasi dashuria e tij shkon përtej individit.   

"Jam prej shumë vitesh tifoz i Barcelonës, është e lindur, kam shumë vite dhe doja patjetër që ta kisha në trup, nuk kam si ta përshkruaj me fjalë dashurinë për Barcelonën, dhe mendova që ta bëj patjetër që ta kem për gjithë jetën. Për mua, çdo gjë që do ndodh do jem tifoz i Barcelonës, nuk ka rëndësi që iku Messi, unë do jem tifoz i Barcelonës. Që i vogël kam qenë me Barcelonën, Messi ka qenë dhe do të jetë lojtari im i preferuar, jam tifoz i zjarrtë, jam shumë i lidhur në çdo aspekt", tha ai.

1637525427_Anxhelo.jpg

Tatuazhi i Anxhelo Bregut

Prindërit e dinë mjaft mirë se sa i lidhur është Anxhelo me Barcelonën, prandaj ia kanë toleruar edhe tatuzhin, ndonëse është vetëm 20-vjeç.

"Prindërve ua bëra surprizë, ato e dinë se sa i lidhur jam unë me Barcelonën, kanë qenë dakord", ka treguar Anxhelo.

Kjo është një moment i vështirë për të gjithë tifozët, pasi ekipi katalanas nuk është në formën e tij më të mirë. Për këtë është i vetëdijshëm edhe Anxhelo, por shprehet optimist se me ardhjen e Xavit, gjërat do të ndryshojnë pozitivisht.

"Jam shumë optimist tani që erdhi Xavi, fillon një epokë e re, me lojtarët që kemi dhe talentët, do ngrihemi aty ky kemi qenë, na erdhi papritur largimi i Messit, mendoj që Barcelona është një klub i pavdekshëm, kam shumë shpresa me Xavin. Patëm probleme në fillim, por mendojmë se do i fitojmë ndeshjet, besoj se do fitojmë me Benficën. Për mua është hera e parë që Barcelona është në këto moment të vështirë. Nuk ndodhte ndonjëherë që Barcelona të ishte këtu, ndonjëherë edhe nuk e besoj që kemi këto rezultate të dobëta, shpresoj që të kthehemi aty ku ka qenë", tha ai.

Pas Barcelonës, tatuazhi i radhës mund të jetë Lionel Messi, ka treguar 20-vjeçari në Report Tv, i cili shpreson se argjentinasi do të rikthehet sërish në " Camp Nou" dhe ta mbyll karrierën aty ku e nisën.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Kemi forcën për të dyja frontet', Qatip Osmani: Reflektuam pas humbjes në Kukës, jemi gati për Erzenin

'Kemi forcën për të dyja frontet', Qatip Osmani: Reflektuam pas humbjes në Kukës, jemi gati për Erzenin