VLORË- Një 27-vjeçari ka goditur me sëpatë vajzën dhe bashkëshorten e xhaxhait të tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gumenicë të Vlorës, ku nga informacionet paraprake mësohet vajza dhe gruaja, identiteti i të cilave nuk dihet ende, janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende motivet që kanë shtyrë të riun e identifikuar si Mariglen Çobani që të kryejë këtë akt. Policia ka shkuar  në vendin e ngjarjes dhe pas kontrollit të zonës përreth ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 27 vjeçarit.