Itali-Një 55-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Në prangat e karabinierëve të Pinerolos ka rënë Eduart Mullaj banues në San Germano Chisone në Torino, pasi u kap me 11 kilogramë marijuanë të fshehur në podrumin e shtëpisë në qese plehrash.
 
Operacioni për kapjen e tij kishte nisur pas sinjalizimit të fqinjëve të cilët kishin vënë re lëvizje të dyshimta pranë banesës së 55-vjeçarit. Në automjetin e të arrestuarit, u gjet një çantë me erë të fortë cannabisi, që përdorej për shpërndarjen e drogës.
 
Karabinierët po verifikojnë nëse Mullaj  ka lidhje me sekuestrimin e dy vilave në Cantalupa dhe Torino, në korrik dhe fillim të dhjetorit të kaluar, të cilat shërbenin si fabrika  për prodhimin e marijuanës industriale. Shtëpitë ishin marrë me qira më para që vinin nga Hong Kongu. Shqiptari, sipas hipotezës hetimore, mund të ketë marrë drogë nga fabrikat e kanabisit. Të dy vilat në Canterbury dhe Torino ndodheshin në zona mjaft të izoluara dhe janë përdorur nga shtetas kinezë si laboratorë për rritjen e kanabisit.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)