Fushë Krujë/ Grabitësit i dhunuan të atin, flet e bija e biznesmenit: Babanë e pashë pa ndjenja të mbuluar në gjak

Me zë që i dridhej dhe ende nën efektin e përjetimeve të natës së djeshme, goca e biznesmenit në Fushë Krujë që u torturua nga 10 grabitësit në shtëpinë e tij, ka folur për Report Tv. Ajo tha se grabitësit e kanë mbajtur për 3 orë rresht në dhomë dhe se nuk e dinte nëse prindërit i kishte gjallë.

Mes lotëve Xhelona Çangu thotë se grabitësit u premtonin se nuk do i vrisnin, por duhet t'i jepnin çelësin e kasafortës.

 “Është një gjë e tmerrshme, një gjë që babi im nuk e meritonte fare, familja jonë nuk e meritonte fare. Një njeri që nuk ika hyrë askujt në hak, shumë i drejtë na rritur me djersë. Kemi parë një traumë me sy, sepse ishin 3 policë në dhomën tonë, ishin me kapuç dhe kostume sportivë. Ndërkohë që dëgjoi babin të bërtiste, shkoi poshtë dhe njeri më doli me pistoletë. I krerova mos të prekte vëllain dhe motrën dhe i pyeta nëse mami dhe babi ishin mirë. Më thanë që janë mirë, vetëm na trego se ku është çelësi i kasafortës. Kanë qenë tre orë aty me pistoletë nuk e dija nëse mami dhe babi ishin gjallë. Kur ikën kemi zbrit poshtë. Ne ishin në dhomën tonë në katin e tretë, ka ardhur xhaxhi ka hapur derën. Kur hapëm derën e dhomës ku ndodhej babi, çfarë të shifje. Kam marrë të fejuarin në telefon, dhe i kam thënë më kanë vrarë babin, ishte pa ndjenja, si mos më ke, i lidhur, gjak gjithë vendin, Kishin hedhur çdo gjë në tokë. 10 veta kundër 1 personi, nuk e di se çfarë donin të gjenin në këtë shtëpi. Betoheshin për familje, por ata nuk kanë familje. Nuk e di a do të flemë më gjumë. ”, tha ajo,  


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Momenti kur grabitësit futen në banesën e biznesmenit për ta grabitur në Fushë Krujë! 10 persona të armatosur me maska dhunojnë dhe lidhin pronarin, marrin 100 mijë euro


J.GJ./I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Varianti i ri Omicron dhe dimri, a duhen ashpërsuar masat anti-Covid?



×

Lajmi i fundit

John

Situata nga COVID, Bino: Ka rritje të infektimeve tek fëmijët, në disa shkolla ka pasur vatra infeksioni