E veçantë, 3 vullnetarë shqiptarë në Greqi lyejnë dhe riparojnë këndin e lojërave në lagjen ku jetojnë: Kontribuoni qe bota të bëhet një vend më i bukur!

 E veçantë, 3 vullnetarë shqiptarë në Greqi lyejnë dhe riparojnë këndin e lojërave në lagjen ku jetojnë: Kontribuoni qe bota të bëhet një vend më i bukur!

Shqiptarët duke riparuar kendin e lojërave në Lamia të Greqisë

Nëse të gjithë qytetarët do të kontribuonin në mënyrën e tyre, bota do të ishte një vend më e mirë.  

Gjesti i veçantë i 3 emigrantëve shqiptarë në Lamia të Greqisë, të cilët në mënyrë vullnetare kanë lyer dhe riparuar këndin e lojërave të lagjes së tyre, ka prekur zemrat e shumë qytetarëve.  

3 shqiptarët konstatuan se këndi i lojërave në të cilin luanin fëmijët e tyre kishte nevojë për riparim, ndaj ata vendosën ta ndryshojnë atë, duke e lyer dhe rregulluar çdo defekt.

“Përmes kësaj ne duam të japim një mesazh, që kushdo që ka mundësi të ofrojë ndihmën e tij, duhet ta bëjë! Pasi në këtë mënyrë qyteti dhe bota ku jetojmë bëhet një vend më i bukur”, tha njeri prej shqiptarëve.

Të tre vullnetarët shqiptarë jetojnë prej vitesh në Greqi, ku edhe kanë lindur dhe rritur fëmijët e tyre.

Asnjëherë mos dyshoni se një grup i vogël njerëzish me ide, dashuri dhe vullnet mund të ndryshojë botën, ndryshimi nis nga ty…TANI!

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kaltra: 08/04/2021 14:38

    Ju lumte zoterinj ,tregoni se shqiptaret jane punetore ,te thyeni opinionin per shqiptaret hajdute e kriminele !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS