E vërteta e 6 mijë votuesve në Himarë me karta të skaduara, nuk erdhën as në zgjedhjet e 14 Majit! Bido: Shërbimet i marrin në Greqi, s’u intereson ID shqiptare

E vërteta e 6 mijë votuesve në Himarë me karta të skaduara, nuk erdhën as në zgjedhjet e 14 Majit! Bido: Shërbimet i marrin në Greqi, s’u intereson ID shqiptare

Moment nga zgjedhjet në Himarë

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës prodhuan gjatë procesit të djeshëm (4 Gusht) edhe debatin e 6 mijë votuesve me karta identiteti ID të skaduara dhe nga ku opozita e veçanërisht OMONIA pretenduan se s’u lejuan të votonin nga segmentet qeveritare, duke mos ua rinovuar dokumentin.

Por duket se e vërteta qëndron ndryshe dhe ka shpjegim jo vetëm logjik, por edhe tekniko-ligjor. Rezulton se edhe në zgjedhjet e 14 Majit 2023, kur fitues nga qelia doli kandidati i opozitës dhe PBDNJ-OMONIA, Fredi Beleri, ishin po 6 mijë votues himarjotë me karta ID të skaduara dhe që nuk e ushtruan dot të drejtën kushtetuese. Sepse nuk erdhën.

Por këtë herë mosardhja e tyre iu faturua Qeverisë de kryeministrit Edi Rama, se nuk nxori aktet ligjore. Më herët ishte një postim në Facebook-un e ish-ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, aktualisht Ministër Shteti, që njoftonte më 22 Korrik qytetarët e Himarës që të aplikonin për karta ID deri më 1 gusht dhe do merrnin dokumentin brenda ditës së votimit.

Kurse shpjegimi teknik vjen nga kreu i Arkivës, njohësi i mirë i çështjeve të minoritetit dhe historisë, Ardit Bido. Ai shpjegoi në një intervistë për “Report TV” se këta persona rezultonin me kartë të skaduara edhe në zgjedhjet e 14 majit, por atëherë askush nuk u ndje. Beleri fitoi zgjedhjet me 19 vota diferencë ndaj Jorgo Goros dhe debati nuk u hap.

Bido shpjegon se ka një arsye, pasi këta 6 mijë votues realisht nuk janë paraqitur të rinovojnë kartat e identitetit, pasi tashmë jetojnë jashtë, kryesisht në Greqi, dhe nuk vijnë të votojnë. Pra nuk kanë ardhur të votojnë as zgjedhjet e shkuara, as këto zgjedhje, me përjashtim të zgjedhësve që janë sjellë me autobus nga Greqia.

Drejtuesi i Arkivës, Ardit Bido, njohës i mirë i zonës dhe realitetit në Himarë, ka dhënë një shpjegim për pretendimin e opozitës, se 6 mijë vetëve iu mohua e drejta e votës. Ai tha se “këta zgjedhës janë banues të rregullt në shtetin grek, gëzojnë pasaportën helene dhe shërbimet i marrin të gjitha në Greqi, ndaj shumicës prej tyre nuk ju nevojitet mjeti i identifikimit shqiptar, dhe ndaj edhe nuk e posedojnë”.

Sipas Bidos shifra e 6157 zgjedhësve me ID të skaduar është e njëjtë me atë të zgjedhjeve të 14 majit 2023. “Nëse kemi 6000 njerëz që kanë karta të skaduara në Himarë, është e vërtetë, është ekzaktësisht e njëjta shifër në zgjedhjet e kaluara. Ata njerëz nuk janë banues të Himarës, ata janë emigrantë në Greqi. Kanë pasaportën greke shumica e tyre dhe nuk ju duhet më pasaporta shqiptare. Nga raportimet që bëri OMONIA janë vetëm vetëm 50 veta që janë kthyer për shkak të kartës. Një pjesë e madhe e tyre kanë ardhur me autobus”, u shpreh Bido.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Në Bunk’Art2 hapet dhoma e manipulimeve: Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste

Në Bunk’Art2 hapet dhoma e manipulimeve: Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste