Mbylli dosjet e Berishës, Shkëlzenit e Bashës, gjyqtari Lazër Sallaku del para Vetingut, gruaja 40 mijë euro dhuratë, çështjet nga CEZ, lobimet ruse te Izet Haxhia

Mbylli dosjet e Berishës, Shkëlzenit e Bashës, gjyqtari Lazër Sallaku del para Vetingut, gruaja 40 mijë euro dhuratë, çështjet nga CEZ, lobimet ruse te Izet Haxhia

Ish kryeministri Sali Berisha

Më në fund do të dalë para Vetingut një nga gjyqtarët më të lakuar vitet e fundit, për shkak të vendimeve të diskutueshme për disa dosje që kanë prodhuar polemika dhe përplasje të forta politike. Bëhet fjalë për gjyqtarin e Tiranës, Lazër Sallaku, emri i të cilit lidhet me mbylljen e dosjes së lobimit rus të Lulzim Bashës dhe mbylljen e dosjes CEZ, me mbi 400 milionë euro kosto për buxhetin e shtetit, ku të kallëzuar ishin ish-kryeministri Sali Berisha, i biri Shkëlzen Berisha, sekseri kyç Nuel Kalaj, ish-ministrat Ridvan Bode, Genc Ruli, Florion Mima, ish-zëvendësministra, ish-drejtorë etj.

Lazer Sallaku ka marrë pjesë edhe në rigjykimin e rolit të ish truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhaj, në vrasjen e Azem Hajdarit, konsideruar si ‘vrasja e shekullit’. Haxhia u dënua në 11 shkurt 2022 me 21 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit. Në vendim thuhet se vrasja e Azem Hajdarit nuk është politike, por për shkak të hakmarrjes, konkretisht për të marrë hak për vrasjen e Shkëlqim Haklajt. 

Lazer Sallaku do të dalë para Komisionit të Vetingut në 24 maj 2023, ndërsa trupa gjykuese përbëhet nga Pamela Qirko, Roland Ilia dhe Brunilda Bekteshi. Procesi i verifikimit për gjyqtarin Sallaku ka nisur që në qershor të vitit 2020, gati prej dy vitesh. Lazër Sallaku është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Durrësit në 5 prill të vitit 2010, me dekret të Bamir Topit, në atë kohë President. Emri i Sallakut iu propozua Topit nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë katër ditë para emërimit. Në atë kohë Sallaku ishte inspektor pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Këtë detyrë e ushtronte që nga viti 2007. Në dhjetor të 2013, Sallaku transferohet në Tiranë me vendim të KLD, e cila në atë kohë drejtohej nga Bujar Nishani.

Në vitin 2012, Sallaku deklaron pasuri në emër të gruas së dytë, Alma Sallaku. Gjyqtari thotë se bashkëshortja e re ka marrë një dhuratë prej 40 mijë eurosh nga nëna e saj, me rastin e martesës. Në vitin 2007, gjyqtari deklaron një motoskaf me vlerë 300 000 lekë dhe një makinë ‘Mitsubish’ me vlerë 700 000 lekë, të cilët i shet më vonë. Deklaron një apartament në Tiranë me sipërfaqe 110 m2, me vlerë 60 mijë euro, me burim kredi bankare. Në vitin 2014 porosit një apartament 2+1, ku bashkë me bashkëshorten paguan dy këstet e para në shumën 33 727 euro.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledi: 19/05/2023 20:54

    A mund te quhet ky njeri gjykates qe jep antidrejtesi.?Cfar perjashtimi nga sistemi ky duhet te denohet penalisht per shfrytezim te postit zyrtar

    Përgjigju
  • Festim Suma: 19/05/2023 19:44

    O Sali Bajga po pake 1 pik burrërie hape krahun e largou nga politika. Lerja stafetën djemve e vajzave të rinj ta marin stafetën në partin demokratike . Ti je kart e djegur o komonisti Sali Bajga e qelbur.

    Përgjigju
  • beni: 19/05/2023 19:31

    hallin e selise keni ju se doni me be pallate

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Banorët e Roskovecit protestë kundër Termocentralit të ri: Mos na merrni jetën!  I vënë flakën shtyllës së piketimit: Rama ta anulojë, dëmtohet e gjithë zona

Banorët e Roskovecit protestë kundër Termocentralit të ri: Mos na merrni jetën! I vënë flakën shtyllës së piketimit: Rama ta anulojë, dëmtohet e gjithë zona