Zonja e parë e Zimbabeve është akuzuar për rrahjen e një vajze me një kabllo korrenti, pasi e ka kapur në hotel së bashku me dy djemtë e saj.

Ka qenë 20 vjeçarja Gabriella Engels, ajo e cila ka pretenduar, përmes një postimi në Twitter, se 52 vjeçarja Grace Mugabe, e kishte sulmuar, duke i shkaktuar edh enjë plagë në ballë.

Sipas saj rojet e zonjës së parë të Zimbabeve qëndruan indiferentë në momentin që ajo u sulmua.

Ndërkaq, sipas mediave të huaja, ministri i policisë Fikile Mbalula ka zbuluar se Grace Mugabe i është vetëdorëzuar policisë lokale, si dhe do të paraqitet para gjykatës.

Gjithsesi, së fundmi mediat kanë shtuar se megjithatë, ajo nuk është paraqitur në gjykatë.

modelja

Redaksia online
J.Sh Shqiptarja.com