E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

Donald Trump

Donald Trump ka vënë në dyshim identitetin racor të Kamala Harris gjatë një interviste me Shoqatën Kombëtare të Gazetarëve me Ngjyrë.

“Për shumë vite besoja se Kamala Harris ishte indiane, sepse ajo fliste vetëm për origjinën e saj indiane. Në një moment ajo u bë e zezë.

Unë kam qenë presidenti më i mirë për të zinjtë që nga Abraham Lincoln”, shtoi kandidati republikan në garën për Shtëpinë e Bardhë” deklaroi Trump.

Deklarata e manjatit u prit me brohoritje dhe britma, ndërsa Shtëpia e Bardhë i cilësoi fyese dhe të neveritshme.

“Komentet e Trump për identitetin racor të Harris janë fyese dhe të neveritshme. Askush nuk ka të drejtë t’i tregojë askujt se kush është.

Kjo është zv.presidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris. Ne duhet t’i japim pak respekt emrit të saj, pikë”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre.

Pas deklaratave të Trump, ka reaguar edhe Kamala Harris, e cila thotë se amerikanë meritojnë më mirë se Donald Trump.

“E njëjta shfaqje nga Trump, ne meritojmë më mirë. Amerikanët meritojnë më mirë. Lufta jonë është për të ardhmen dhe për lirinë. Këtë pasdite dëgjuam nga Trump dhe është ende e njëjta shfaqje e vjetër e ndarjes dhe mosrespektimit.

Amerikanët kanë nevojë për një lider që thotë të vërtetën, që nuk përgjigjet me armiqësi dhe zemërim ndaj fakteve dhe që kupton se dallimet nuk na ndajnë”, tha Harris.

Që nga fillimi i fushatës së saj, Harris është përballur me sulme seksiste dhe raciste në internet. Udhëheqësit e Partisë Republikane u kanë kërkuar ligjvënësve që të përmbahen nga sulmet personale dhe të përqëndrohen në pozicionet e saj politike.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)