'Ecja e fundit bashkë', Julian Deda publikon foto krah Zefit, bën dedikim prekës: Bab, direkt më mori malli

'Ecja e fundit bashkë', Julian Deda publikon foto krah Zefit, bën dedikim prekës: Bab, direkt më mori malli

Julian Deda dhe Zef Deda

Julian Deda i ka kushtuar këtë mbrëmje (25 Nëntor) një tjetër dedikim babait të tij të ndjerë, aktorit të madh, Zef Deda i cili ndërroi jetë një ditë më parë pas një beteje disa vjeçare me sëmundjen e rëndë.

Në një postim në 'Facebook', ku në disa foto shihet krahë për krahë të atit, mes të tjerash, mallit e dhimbjes, aktori shkruan se për të është nder i madh të jetë djali i Zef Dedës.

Postimi i Julian Dedës:

Ecja e fundit bashke…!

Bab, direkt me mori malli. Me mori malli per zerin tend, per batutat e tua, per veprimet e tua, per shikimin tend, per keshillat e tua, per energjine tende, per pozitivitetin tend, per perqafimin tend, me mori malli per ty.

Ahh, çfare Babai, çfare figure, çfare talenti, çfare personaliteti, çfare njeriu. Nuk e kam vene asnjehere ne dyshim madheshtine e ketij njeriu, por dje dhe sot, vertetova se Zef Deda perfundimisht nuk ishte vetem i familjes tone, por ishte pjese e cdo familje shqiptare.

Nuk gjej dot fjalet per te shprehur mirenjohjen ndaj secilit prej jush. Jam i emocionuar per respektin qe ju treguat per Zefin si njeri dhe si artist. Faleminderit ju, publik i dashur, per çdo fjale te mire, çdo status ne rrjete sociale, per çdo foto te shperndare, çdo sms te derguar, çdo lot, çdo shtrengim duarsh dhe çdo perqafim, duke shprehur me te gjitha menyrat respektin per figuren e tij dhe dhimbjen per largimin nga kjo bote. Faleminderit te gjitha televizioneve dhe mediave, per çdo lajm dhe kronike ku vleresohet kontributi i tij artistik dhe jo vetem, faleminderit personaliteteve politike, sportive, fetare dhe intelektualeve te ketij vendi, qe e vleresuan Zef Deden ne gjithe dimensionin e tij, faleminderit shqiptareve qe moren rrugen nga çdo cep i vendit dhe jashte tij per te ardhur ne Shkoder e per te na lehtesuar dhimbjen. Mirenjohje!

Babush, une besoj se ti ke pare gjithçka qe ndodhi dje dhe sot, e pe respektin e nje populli te tere per ty, jam i bindur se ishe aty, ta di tipin, nuk iken kollaj ti, madje nuk iken kurre.

Ti, z. Unik, je i perjetshem, sepse njerezit vdesin kur harrohen dhe ti s’ke per tu harruar ne jete te jeteve.

Zemra ime, nuk e ke idene sa te dua. Por pa merak, do flasim çdo nate, do me pyesesh per tekstin e javes dhe une do raportoj si studenti yt i perjetshem, pastaj do dalim dhe do ecim, krah per krah, si gjithmone..!

Nder i madh te jem yt bir…! 

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja