Ecuria e Ballkanit Perëndimor në BE brenda 2030, Ledjon Krisafi: Shqipëria vendi më stabël! Jo më kot shefi i CIA-s vizitoi Bosnjen, Serbinë dhe Kosovën

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Ledjon Krisafi ishte i ftuar në ‘Studio Live’ ku foli për situatën e në Ballkan dhe BE.

Sa i përket anëtarësimit në Bashkimin Europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor në vitin 2030, Krisafi thotë për Arbër Hitaj se kemi të bëjmë me një vendim politik të BE-së duke parë edhe rrezikun rus, pasi asnjë prej vendeve të BE-së nuk është gati në 2030 apo në 2035 për t’u anëtarësuar në BE.

'Është një vendim politik. Kam dëgjuar se BE ka një ide që një prej vendeve të Ballkanit Perëndimor të jetë në Be brenda 2030 dhe zoti Rama ka entuziasmin se Shqipëria mund të jetë vendi. Vendi më stabël që nuk ka konflikte me fqinjët është Shqipëria. Ka qenë Mali i Zi më avantgard, por pas rrëzimit të Gjukanoviç ka një ndarje mes forcave pro serbe dhe perëndimore. Shqipëria ka avantazhin ndaj gjithë rajonit. Nuk ka probleme me vendet e rajonit. Por ka probleme të tjera me korrupsionin me funksionimin e ligjit.

Mali i Zi bën zgjedhje shumë të mira demokratike. Në fund do jetë një vendim politik, asnjë prej vendeve të BP nuk është gati në 2030 as në 2035. Ashtu si Rumania në 2008, nuk ishte gati por u mor vendim politik. BP mund të bëhet pjesë e BE bashkë me Ukrainën. Por Ukraina nuk dihet si do dali nga lufta, pasi po humbet. Ka një vëmendje se duhet shpejtuar sa më shumë për të futur Ballkanin Perëndimor në BE. Por ideja e Evropës në momentin që BP bëhet pjesë e Be së bashku me Ukrainën dhe Moldavinë futen 8 shtete të reja.

Por nuk po shohim ndonjë ide si mund të reformohet BE para hyrjes së Ballkanin Perëndimor dhe vendeve të Ukrainës dhe Moldavisë. Por Ballkani Perëndimor nuk ndryshon asgjë në BE, ndryshe nga hyrja e Ukrainës. Nëse Ukraina futet në BE ndryshon balancat e saj. Mund të vendos një datë për Ballkanin Perëndimor për anëtarësim që ti nxisi për reforma, por është në fund një vendim politik.'

Sa i përket ardhjes në tre vende të Ballkanit, Bosnje, Serbi, Kosovë, të shefit të CIA-s Uilliam Burns, Krisafi thekson se ai erdhi për të dhënë mesazhe që të shmangen konfliktet dhe jo më kot zgjodhi 3 vendet më problematike.

'Kur një figurë kaq e madhe vjen në Ballkan nuk humb kohën, ideja për të dhënë mesazhe për të shmangur konfliktet. Këto vende kanë krijuar probleme lokale. Nuk ka shans për konflikt në Ballkan, por ka ardhur të vendos pika mbi i. Dodik tha më pas se nuk kam thënë kurrë se do largohem nga Bosnja. Mesazhi që Uilliam Burns ka dhënë është shmangia e konflikteve. Ballkani dhe Lindja e Mesme mund të dalin jashtë kontrollit.

Dhe SHBA nuk ka ndërmend të humbasë kohë. Mesazhi ka qenë shumë i qartë se duhet shmangur çdo konflikt sado i vogël. Në Serbi nuk kishte reagim për vizitën, nuk kishte në media se kë kishte takuar. Kurse Kurti tha se u fol për marrëdhëniet e shkëlqyera Kosovë-SHBA. Mesazhi ka qenë i njëjti në 3 vende. Se duhet shmangur çdo konflikt sado i vogël. SHBA po mundohen ti japin Kosovës një marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Burns ka vendosur ku janë linjat e kuqe të cilat nuk lejohen të kalohen prej Shteteve të Bashkuara.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 03/09/2024 21:54

    Jo ne 2030 qe nuk kemi per tu futur por as mbas 1 mije vjetesh , keta tallin b…n me ne sa te kaloje kjo situata e veshtire qe kane me Rusine pastaj do te kthehemi mbas ne kohe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD gris mesazhin e Begajt për sesionin e ri parlamentar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ Postoi foto me fanellën e Bayern Munich, tifozët dhunojnë lojtarin e tyre

Gjermani/ Postoi foto me fanellën e Bayern Munich, tifozët dhunojnë lojtarin e tyre