Atentat me silenciator në 'Don Bosko' 2 të plagosur, njëri me precedentë! Po pinin kafe në verandën e lokalit, 3 autorët e maskuar djegin makinën (EMRAT + VIDEO)

TiraneDy persona kanë rënë pre e një atentati sot (3 shtator 2024) rreth orës 15:00 në zonën e "Don Boskos" në Tiranë. Kastriot Elezaj 45 vjeç dhe Renaldo Metushi 22 vjeç po pinin kafe në verandën e një lokali në mes të pallateve në këtë zonë, në afërsi të OSHEE-së kur nga një makinë është qëlluar drejt tyre, informon gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com Sokol Dema. 
 
Drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj tha se kemi të bëjmë me 3 persona njëri prej tyre shoferi i makinës Golf 5 me të cilën janë larguar. 

"Autorët kanë qëlluar nga automjeti. Nuk kanë zbritur. Kemi pamje filmike si ka ndodhur ngjarja. E kemi idenë e qartë për ngjarjen kriminale që ka ndodhur. Kanë hapur zjarr nga makina është probabilitet i madh që të kene qenë të maskuar' bëri të ditur drejtori i policisë nga vendi ku ndodhi atentati.

Dy të plagosurit kanë lidhje shoqërore ndërsa po verifikohet dhe e kaluara e tyre. Njëri prej tyre, Kastriot Elezaj rezulton të jetë me precedentë penalë, ndërsa Shqiptarja.com ka siguruar foton e 22 vjeçarit Renaldo Metushi. 

Nuk e dimë shënjestrën. Objektivin s’mund ta themi presim hetimet, tha Vocaj.

Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije Kastriot Elezaj 45 vjeç ka plagë në gjoks, ndërsa Renaldo Metushi 22 vjeç ka plumb në këmbë, raporton gazetarja Xhoana Çallaku.  

Makina tip Golf 5 është gjetur e djegur në Institut dhe brenda saj është gjetur një armë që dyshohet me të cilën është kryer krimi.

Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, informoi policia.

Gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com Sokol Dema përcolli i pari informacionin dhe pamjet nga vendi i ngjarjes pak pasi dy miqtë, Elezaj dhe Metushi ishin qëlluar me silenciator.

 Sipas dëshmitarëve dy të plagosurit janë qëlluar me silenciator pasi nuk është dëgjuar zhurma e armës. Ndërkohë kreu i policisë tha se në makinën e djegur në fshatin Qerekë pranë Rinasit është gjetur dhe një armë që mendohet se është përdorur për të qëlluar Kastriot Elezaj dhe Renato Metushin. 

Lajmi  ne perditesim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:46
Atentati me silenciator në Don Bosko/ Kastriot Elezaj dhe Renato Metushi tek Trauma! Report TV sjell pamje nga spitali, familarët e shqetësuar

 

Shqiptarja.com dhe Report Tv siguron foton e video të Kastriot Elezajt dhe Renato Metushit në spitalin e Traumës ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve pasi iu bë atentati në një lokal në zonën e Don Boskos në Tiranë.

Mësohet se të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

Burimet bëjnë me dije se 45 vjeçari ka 2 plumba në krahun e djathtë dhe cifla në mushkëri. Ndërkohë Metushi 22 vjeç është goditur në këmbë. Në videon e siguruar nga gazetarja Xhoana Çallaku duken dhe familjarët të tronditur që ndodhen pranë të plagosurve.

 Në vendngjarje janë gjetur 7 gëzhoja.

Ndërkohë policia po vijon hetimet pasi automjeti Golf5 që u gjet i djegur nuk rezulton të jetë me targa të vjedhura por nuk ka përputhje automjeti me numrin e shasisë dhe targat që është shkrumbuar dhe po hetohet për të gjetur provat të tjera për të mësuar cfarë ka ndodhur.

1725378122_elezimetushi.jpg

(Foto: Renato Metushi dhe Kastriot Elezaj tek Trauma)
Ora 17:07
Atentati me dy të plagosur në Don Bosko, autorët djegin makinën në fshatin Qerekë, pranë Rinasit (FOTO)

1725375997_foto.JPG

Foto e makinës së djegur nga autorët e plagosjes në Don Bosko

TIRANË - Detaje të reja nga atentati me dy të plagosur pak më parë në Don Bosko.

Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi u qëlluan me armë me silenciator teksa po pinin kafe në një lagje të Don Boskos.

Autorët u larguan me makinë tip Golf 5, e cila është gjetur e djegur në fshatin Qerekë, pranë Rinasit. Shqiptarja.com dhe Report Tv kanë siguruar foton e makinës së djegur pranë Rinasit në Qerrekë.

Ora 16:33
Atentati në Tiranë, Vocaj:  Autorë dyshohet se ishin 3 të maskuar! Në makinën e djegur është gjetur një armë zjarri

 

Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj ka dhënë detaje në lidhje me atentatin që ndodhi mesditën e sotme në Don Bosko, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi, me lidhje shoqërore me njëri-tjetrin.

Sipas Vocajt, atentati dyshohet se është krye nga 3 persona, përfshirë edhe shoferin e makinë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 7 gëzhoja, ndërsa objektivi nuk dihet. Vocaj tha se autorët kanë qëlluar nga një makinë në lëvizje e cila është gjetur e djegur dhe brenda saj është gjetur edhe një armë.

‘Ndodhen ne spitalin e Traumës në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Po mblidhen provat në lidhje me ngjarjen. Gjithashtu jemi duke kontrolluar në të gjithë zonën për kamerat e sigurisë në biznes e republikë. Në territorin e komisariatit 5 është gjetur një makinë e djegur dhe dyshohet se u përket autorëve.

Targat nuk janë të vjedhura, por numri i shasisë nuk përputhet me automjetin origjinal. Janë gjetur 7 gëzhoja, të nxjerra nga një armë zjarri. Në makinë është gjetur një armë zjarri e cila po analizohet.

Ishin në të njëjtën tavolinë, kanë lidhje shoqërore me njëri tjetrin. Paraprakisht. Nuk është kamarier. Kanë qenë duke pirë kafe në verandë. Nuk e dimë shënjestrën. Objektivin s’mund ta themi presim hetimet.

Mendohet se kanë qenë 3 persona përfshirë dhe drejtuesin. Tek personat nuk janë gjendur sende të jashtë ligjshme. Njëri prej tyre ka precedent penal. Po hetojmë për backgraundin që të plagosurit kanë dhe konfliktin e mundshëm që kanë. Autorët kanë qëlluar nga makina. Nuk kanë zbritur kemi pamje filmike të mënyrës si ka ndodhur ngjarja. Kanë hapur zjarr nga makina ka probaballitet të kenë qenë të maskuar.’- tha Vocaj.

Ora 16:18
U plagos në këmbë/ Report Tv siguron foton e 22 vjeçarit të plagosur me silenciator në Don Bosko

1725373156_page.jpg

Foto e të plagosurit Renaldo Metushi dhe vendngjarja në Don Bosko

Report Tv dhe Shqiptarja.com kanë siguruar foton e njërit prej të plagosurve mesditën e sotme në një lokal në Don Bosko. Bëhet fjalë për 22 vjeçarin Renaldo Metushi, i cili mbeti i plagosur në këmbë.

Së bashku me 45 vjeçarin Kastriot Elezaj që u plagos në krah dhe mushkëri, Metushi ishte pjesë e një atentati, ku u qëlluan me armë me silenciator nga persona të paidentifikuar ende në një lokal lagjeje në Don Bosko.

Atentatorët u larguan me automjet, e cila u gjet e djegur në fshatin Qerrekë pranë Rinasit.

Ora 16:14
Atentati tek 'Don Bosko', autori doli nga makina, iu afrua tavolinës e qëlloi me silenciator! Çfarë panë dëshmitarët, merret në pyetje dhe kamarieri

Gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Sokol Dema zbardh detaje të reja lidhur me ngjarjen. Një automjet tip Golf 5 është afruar lokalit tek “Don Bosko”  ku ishin ulur Kastriot Elezaj dhe Renato Metushi. Dëshmitarët kanë treguar se një person ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar me silenciator në drejtim të dy personave që kanë qenë të ulur në tavolinë. Sipas dëshmitarëve autori ka qenë i pajisur me silenciator dhe nuk është dëgjuar zhurma e armës.

Ndërkohë kamarieri i lokalit dhe disa persona që kanë qenë dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes janë shoqëruar në komisariatin nr 3 për tu marrë në pyetje në lidhje me dinamikën e krimit dhe nëse mund të ndihmojnë për identifikimin e autorit.  

Ora 15:53
U plagos sot nga atentati në ‘Don Bosko’, kush është Kastriot Elezaj i dënuar për prostitucion në Itali

1725371465_plagosjenedonbosko.jpg

Lokali ku ndodhi plagosja e dyfishtë në Don Bosko

Kastriot Elezaj, 45-vjeç ka mbetur i plagosur mesditën e sotme nga një atentat me armë zjarri. 45-vjeçari ka marrë plumb në krah dhe në mushkëri.

Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se Kastiot Elezaj rezulton me të shkuar kriminale. Ai ka qenë i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni. 45-vjeçari është arrestuar pak kohë më parë me qëllim ekstradimin e tij dhe pasi ka kryer dënimin është kthyer në vendin tonë.

Ora 15:50
U qëlluan me silenciator, dy të plagosurit e Don Boskos në gjendje stabël

 

Dy të plagosurit e atentatit të Don Boskos, të ndodhur pak momente, ndodhen në spitalin e Traumës në kryeqytet në gjendje shëndetësore stabël. Mjekët po vijojnë t’ju bëjnë ekzaminime dhe po mbahen në monitorim.

Pacienti 45 vjeçar, Kastriot Elezaj ka plumb në krah dhe mushkëri

Pacienti 22 vjeçar, Renaldo Metushi ka plumb në këmbë

Të dy u qëlluan me armë me silenciator nga autorë ende të paidentifikuar, të cilët bëhet me dije se u larguan nga vendngjarja me automjet tip Golf 5, e cila u gjet më pas e djegur në zonën e Institutit.

Ora 15:22
Atentat në Don Bosko/ Detaje nga vendngjarja, dy të plagosurit po pinin kafe, u qëlluan me armë me silenciator! Autori u largua me makinë

 

Detaje të reja nga plagosja në Don Bosko pak çaste më parë.

Burime bëjnë me dije se dy të plagosurit, kanë qenë duke pirë kafe në një lokal në afërsi të OSHEE-së në Don Bosko në një lagje, kur ka ardhur një person dhe i ka qëlluar me armë Kastriot Elezajn në krah dhe mushkëri dhe Renaldo Metushin në këmbë, duke lënë të hapur idenë se kemi të bëjmë me një atentat. Ndërkohë, burimet thonë se autori u largua me makinë pas plagosjes.

Nuk dihet nëse u qëllua nga makina, apo nëse autori erdhi në këmbë tek lokali dhe u largua me automjetin, tip 'Golf 5'.

Të dy të plagosurit ndodhen për momentin në spitalin e Traumës në kujdesin e mjekëve.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ballisti: 03/09/2024 17:04

    KETA QE MERREN ME PROSTITUCION E MERITOJNE PLUMBIN JO NE GJOKS ,,POR NE BALLE.....

    Përgjigju
  • Maloku: 03/09/2024 16:26

    Sha boni or ju. Jom tu dgju Salen qi na thot ,lum per na qe sollem dritn ktu ne Tiran

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD gris mesazhin e Begajt për sesionin e ri parlamentar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveri teknike para zgjedhjeve? Deputeti i PS, Lavdrim Krashi: Nuk e hedh poshtë si ide, por duhet diskutim

Qeveri teknike para zgjedhjeve? Deputeti i PS, Lavdrim Krashi: Nuk e hedh poshtë si ide, por duhet diskutim