/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Futbollisti Shqiptar i Catanias është shumë pranë kalimit në Angli. tek skuadra e Leeds United, bënë të ditur gazetari i njohur Italian Alfredo Pedulla, i kontaktuar nga ATSH.

Ish-lojtari i Kombëtares, Çani ka dy sezone që luan për fanellën e Catanias. Fillimisht shtatlarti shqiptarë ndenji në pankinë për shkak të problemeve fizike, por këtë sezon ai është duke u aktivizuar rregullisht, teksa ka luajtur 14 takime dhe ka shënuar tre gola.

Gazetari Pedulla nuk ka bërë të ditura detajet e tratativës që do të transferonte gjigantin shqiptar në futbollin anglez, por diskutimet mes klubeve kanë nisur pak orë më parë dhe mes palëve ka optimizëm për të gjetur gjuhën e përbashkët. Gazetari Pedulla bënë të ditur se lojtari kërkohet edhe nga skuadra e Barit, që luan në Serin B të Italisë, por oferta angleze duket më joshëse. Priten zhvillime të reja në orët në vijim.

Sakaq, ajo që duket e sigurt është se ardhmja e sulmuesit 25-vjeçar, 1.92 metra të gjatë është ende për t'u shkruar dhe pse jo edhe rikthimi i tij me fanellën kuqezi mund të jetë afër.