Edhe 2 vende se u nisëm! Zbresin
40 vetë nga furgoni 6 vendësh

Edhe 2 vende se u nisëm! Zbresin<br />40 vetë nga furgoni 6 vendësh
Një furgon 6 vendësh me 40 vetë në të.

Policia në Kinë ka ndalur një furgon i cili po lëvizte me shpejtësi të ulët kur ka zbuluar se automjeti me gjashtë ulëse po transportonte 40 punëtorë ndërtimtarie.
 
Videoja e postuar më 3 maj, tregon momentin e datës 30 prill kur policia në Chongqing ndalon automjetin dhe i nxjerr punëtorët e ndërtimit një e nga një.
 
Policia u shpreh se në brendësi të automjetit, i destinuar për gjashtë pasagjerë, ishin në total 40 persona, 39 burra dhe një grua dhe se furgoni s’kishte ulëse fare në mënyrë që të fitohej hapësirë, ndersa pasagjeret qendronin me kembe.

Punëtorët ishin nisur drejt në një zonë ndërtimi në qytet.
 
Policia tha se shoferi është gjobitur për tejngarkim të automjetit dhe i është konfiskuar furgoni.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi