Edhe Evi Kokalari e zhgënjyer nga lista e anëtarëve të Këshillit të PD: Më erdhi keq që s'i pashë këto emra

Edhe Evi Kokalari e zhgënjyer nga lista e anëtarëve të Këshillit të PD: Më erdhi keq që s'i pashë këto emra

Evi Kokalari

TIRANË- Lista emrave në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike ka qenë në qendër të vëmendjes së opinionit publik, kjo për shkak se pjesa e saj më ë madhe ishte me mbështetës dhe familjarë të ish-kryeministreit Sali Berisha, duke pastruar njerëzit e Lulzim Bashës.

Mirëpo e zhgënjyer nga kjo listë, duket se ka mbetur edhe mbështetësja kryesore e Sali Berishës, e parë pothuajse çdo 'Foltore', Evi Kokalari. Ajo ka deklaruar se i ka ardhur keq për faktin se pjesë e listës nuk janë një sërë emrash, mes tyre Edvin Kulluri apo edhe Ibsen Elez.

"Më erdhi shumë keq që nuk i pashë këta emra të zgjidhen në Këshillin e PD-se. Ndoshta duhet të kishim lobuar më shumë për ta, por sinqerisht jam e zhgënjyer që asnjë nga këta individ nuk janë pjesë e Këshillit sot.

Nikolla Kedhi
Gjorg Kodra
Enri Ceno
Petro Vokopola
Mekeid Selmani 
Keda Kacelli
Melisa Braci
Besa Manaj
Edvin Kulluri
Ibsen Elezi
Erges Eskiu
To be continued…", shkruan Kokalari.

Dy ditë më parë në Partinë Demokratike u bë publike nga Albana Vokshi lista me 150 anëtarët e zgjedhur për në Këshillin Kombëtar të PD-së, në strukturat e reja që po ngrihen nga Sali Berisha edhe pse ende nuk ka një vendim përfundimtar nga gjykata nëse Komisioni i Rithemelimit do ta drejtojë apo jo. Ajo që është vënë re nga lista fituese dhe nga lista jo fituese është se Këshilli Kombëtar i PD tashmë do të ketë shumë familjarë të Berishës dhe të besnikëve të tij më të mëdhenj, ndërkohë që janë spastruar jo besnikët.

Veç Berishës, i cili është automatikisht anëtar i Këshillit, në listë janë edhe dhëndri e tij, Jamarbër Malltezin, nipi Sevalgon Berisha dhe kushëriri Mal Berisha. Menjëherë sapo të konstituohet, Këshilli i PD, duhet të zgjedhë kryetarin e Këshillit, mes dy kandidaturash që do të propozohen nga Rithemelimi. Po ashtu para 22 majit, Këshilli duhet të zgjedhë edhe kryesinë e re të PD.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pseudo-kritikuese: 02/05/2022 20:06

    Hahahahahaha!!!! Menyre elegante per tu shtirur si kritike. Ndersa per faktin qe Berisha e mbushi Keshillin me familjar, me tropojan, dhe me miq te familjes, nuk po thote asgje! Ashtu sic nuk i beri shume pershtypje dhuna e berishisteve ndaj selise se partise. Kritike sa per sy e faqe. Mire jua ben zonja Kokalari-Angelakis, kur gazetaret dhe analistet politik i japin hapsiren mediatike dhe e lejojn te tallet me inteligjencen e shqiptareve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Përse Wisconsin është thelbësor në garën presidenciale të vitit 2024?

Përse Wisconsin është thelbësor në garën presidenciale të vitit 2024?