Edhe himarioti Piro Dhima ka dalë kundër ndarrjes së re territoriale. Shqiptari i cili tani është dhe deputet i PASOK në parlamentin grek në në shkrim në rrjetin social Facebook shkruan se është kundër hartës së re. Dhima shkruan se ky draft i propozuar nga qeveria shqiptare është i papranueshëm në shkelje të hapur të të drejtës ndërkombëtare dhe se nuk janë marrë parasysh propozimet e palës greke.
“Në tre muajt e fundit, unë ndoqa me interes të madh debatin që u mbajt me rastin e ndarjes së re administrative në Shqipëri dhe veçanërisht në vendlindjen time Himarë. Arsyeja pse nuk kam reaguar publikisht për këtë temë, është besimi im se këto çështje duhet të zgjidhen nëpërmjet dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjelltë. Por duke parë draftin përfundimtar që shkoi për të votuar në parlamentin shqiptar kam kuptuar se qëndrimi i palës greke, nuk është vlerësuar dhe se propozimet tona nuk janë marrë parasysh. Ky draft është i papranueshëm, në kundërshtim me legjislacionin europian dhe çdo koncepti të së drejtës ndërkombëtare”, shkruan Piro Dhima në Facebook.
Ai thotë se gjithë kohës si deputet i PASOK-ut kam pasur kontakte të rregullta me Ministrin e Jashtëm dhe kryetarin e PASOK-ut, Venizelos, të cilit i kam përcjellë shqetësimet dhe kërkesat e bashkatdhetarëve të mi.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com