Në përpjekje për të siguruar një mbrojtje sa më të madhe kundër COVID-19 disa shtete evropiane kanë filluar me dhënien e dozave të treta të vaksinave, me qëllim forcimin e imunitetit.
Qiproja dhe Italia u bënë vendet e fundit në Evropë që njoftuan se do të fillojnë të japin doza përforcuese të vaksinave kundër koronavirusit. Qeveria italiane tha se do të fillojë të ofrojë dozën e tretë për grupet të cilat janë më të kërcënuara. Ndërkohë që në vend janë vaksinuar 70 për qind e qytetarëve të moshës 12 vjeç e lart. Qiproja po ashtu do t'u japë dozën e tretë personave mbi 65 vjeç dhe banorëve të shtëpive të kujdesit, vaksinimi i plotë i të cilëve është bërë para më shumë se gjashtë muajsh.
Më 1 shtator, Franca është bërë vendi i parë i madh i Bashkimit Evropian që ka nisur të japë doza përforcuese për njerëzit mbi 65 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, vendim i cili është mbështetur edhe nga Gjermania. Edhe në Spanjë kanë filluar përpjekjet e para për realizimin e një sistemi të tillë.
Edhe pse fillimisht Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kritikuar vendet e pasura që po përgatiten për të siguruar doza përforcuese, derisa vendet e varfra luftojnë ende për të siguruar furnizimet me doza të para, në fund ka pranuar se në disa raste dozat përforcuese mund të jenë të arsyetueshme. Njw gjw e cila wshtw justifikuar edhe nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.
Komente




