Edhe “Irani e dashuron Izraelin” ...në Facebook

Edhe “Irani e dashuron Izraelin” ...në Facebook
TIRANE – Dje, fotografia e një çifti që puthej bëri xhiron e botës. Dy personazhet kryesore mbanin pasaportën e tyre në dorë ndërsa titulli i fotografisë shpjegonte gjithçka: “Izraeli dashuron Iranin”.

Mesazhi paqësor që transmetonte foto ka prekur shumë njerëz të cilët e kanë shpërndarë fotografinë në fjalë nëpër profilet e tyre në mediat sociale dhe e kanë publikuar atë në blogjet e tyre.

Sot ka mbërritur edhe përgjigjja: “Irani dashuron Izraelin” ëshë një faqe në Facebook që nuk dihet se nga kush është krijuar por në përshkrimin e saj lexohet në anglisht: “Iranianët nuk urrejnë izraelitët”.

“Që të ketë një luftë midis nesh, fillimisht duhet që ne të kemi frikë nga njëri-tjetri, duhet të urrehemi. Unë nuk kam frikë nga ju, unë nuk ju urrej. Unë as nuk ju njoh. Asnjë izraelit s’më ka bërë keq ndonjëherë”, reciton përshkrimi i faqes në Facebook që i drejtohet të gjithë popullit izraelit.

Kërcënimet për luftë duket sikur janë më tepër propagandë e politikës. “Dikush kërcënon përditë në TV se do të sulmojë vendin tim, familjen time, vëllezërit dhe motrat e mi – thuhet duke iu referuar lajmeve që qarkullojnë kohët e fundit se Izraeli shpejt mund të sulmojë Iranin – Jam i sigurt se ai nuk përfaqëson të gjithë izraelitët. Nëse shikoni dikë në televizorët tuaj që flet për të eliminuar vendin tuaj nga toka, të jeni të sigurt se ai nuk përfaqëson të gjithë ne”.

Personi që shkruan pranon se nuk është përfaqësues zyrtar i Iranit. “Jam një baba, kërkues dhe designer. Unë flas me kolegët e mi, me fqinjët, familjarët, klientët, shokët e mi dhe në emër të gjithë këtyre personave... ne ju duam”.

Në momentin që ky tekst po publikohet, faqja në fjalë është e mbushur me mesazhe të tipit “Make love, no war”, “Nuk duam të zhdukim Izraelin nga harta” (siç ka deklaruar kohë më parë presidenti iranian Ahmadinexhad) “Nuk duam një bombë nukleare, duam paqe. Jemi miq, shpresojmë t’ju shohim në Teheran”.

Për të gjetur faqen në Facebook mjafton të kërkoni me emrin e saj në anglisht: Iran-Loves-Israel.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar