Leonardo DiCaprio është beqari i fundit fatkeq i cili ende nuk është vendosur me një vajzë.

Ai është fotografuar duke kaluar të dielën e tij në bulevardin Abbot Kinney në Kaliforni me familjen e mikut të ngushtë Tobey Maguire.

Ajo që ka rënë në sy ka qenë afërsia e aktorit me vajzën e madhe të Tobey, Ruby, për të cilën flitet se është edhe nun i saj.

leonardo di caprio

Ai e ka mbajtur vajzën 7-vjeçare në krahë dhe është sjellë butësisht me të.

U përfol se Leo është ndarë muajin e kaluar nga e dashura e tij Toni Garrn.

Po gjatë kësaj fundjave ai është parë duke lënë festën “Kings of Leon” në West Hollywood bashkë me një vajzë brune të cilët shkonin drejt makinës.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)