Edhe mbretëresha fshihet për të
mos takuar dikë që nuk pëlqen

Edhe mbretëresha fshihet për të<br />mos takuar dikë që nuk pëlqen
Të gjithë jemi përballur me ndjenjën e pakënaqësisë që përjetojmë kur shohim dikë që nuk do donim ta takonim.
 
Bëjmë sikur jemi të përqendruar në celular, ndërrojmë drejtim, apo vëmë kufjet, këto janë disa nga veprimet e zakonshme që ndërmarrim në këtë situatë.
 
Një gjë e tillë i ndodh edhe mbretëreshës së Anglisë. Në shpalljet e reja nga autori i shquar për shkrimet mbretërore Robert Hardman, thuhet se Mbretëresha Elizabeth mori masa drastike për të shmangur takimin me diktatorin rumun Nikolae Çaushesku gjatë vizitës së tij shtetërore në vitin 1978.
 
Teksa shëtiste qentë në kopshtet e Pallatit Mbretëror, ajo vuri re Çausheskun dhe gruan e tij Elena.
 
Por në vend që të jepte një buzëqeshje të rreme, siç e do tradita, ajo u shmang tërësisht duke u fshehur pas një peme.
 
Pavarësisht se detyra e mbretëreshës është të jetë sa më e sjellshme me mysafirët e saj ajo ka preferuar që të jetë si të gjithë ne për një moment.

caushesku
  Çaushesku në Pallatin Mbretëror gjatë vizitës në Britaninë e Madhe në 1978

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Personi që sulmoi bashkëshortin e Nancy Pelosit dënohet me 30 vjet burg

Personi që sulmoi bashkëshortin e Nancy Pelosit dënohet me 30 vjet burg