Laçi dhe Vllaznia luajnë nesër në 16:00 për javën e katërt në Superligë. Përpara ndeshjes për mediet foli trajneri i shkodranëve, Migen Memelli. Pogradecari theksoi se transferta është e vështirë, me kurbinasit që pak ditë më parë mundën Teutën 6-1 në Laç. Memelli tregon se Juric nuk do jetë nesër në fushë për shkak të dëmtimit.
"Transferta me Laçin? Jemi koshient për rëndësinë e ndeshjes. Edhe pse koha nuk ka qenë e mjaftuehme për të përgaitur këtë duel, e dimë sesa vlen. Djemtë kanë punuar shumë mirë në terren. Ritmi i stërvitjes dhe lojtarët kanë qenë të përqëndruar. Duke nisur nga kjo ndeshje, apo edhe ajo me Partizanin, po hyjmë në një pikë ku vështirësia rritet në kampionat.
Zëvendësimi i Krymit? Arditi nuk është gati për 90 minuta. Kërkoi të dilte sepse nuk jepte dot maksimumin. Ai është profesionist dhe na vlerësoi për mos qenë një barrë më shumë në fushë nëse nuk është gati. Deri në atë pikë dha maksimumin.
Laçi? E kam ndjekur me kujdes ndeshjen me Teutën, kanë lojtarë me kualitet. Do bëjmë më të mirën tonë. Të neutralizojmë pjesën nga na vjen rreziku. Afrimet në merkato? Po, jam i kënaqur sepse lojarët më përgjegjen. Më ka mbetur merak dy-pikëshi i humbur me Erzenin, por nuk ka ndeshje të lehta. Erzeni fitoi me Dinamon. Futbolli prodhon tre rezultate. Lojtarët të hyjnë në fushë me qetësi shpirtërore dhe morale.
Lojtarët? Ne si klub kemi prioritet të rinjtë, por kemi edhe objektivin final, katërshen. Juric nesër nuk do jetë në fushë prej dëmtimit, do kemi një 20-vjeçar në lojë, kemi edhe Qarrin 22-vjeçar në portë. Duam edhe të rinj të tjerë, por kemi objektiv edhe rezultatet. Rëndësi ka që të kemi një forcë karakteri, nuk po humbasim dhe kështu të vazhdojmë. Kjo na jep shpresë për të ecur përpara. Nuk ka ekipe të lehta, Dinamo humbi dje. Mund të mposhtemi edhe ne në një të ardhme. Të qasemi për të bërë mirë në çdo ndeshje", tha Memelli.
Pas javës së tretë, Vllaznia me pesë pikë mban vendin e tretë, ndërkohë Laçi me katër pikë qëndron në pozicionin e shtatë në Superligë.