Edhe kryeministri Edi Rama publikoi një kolazh filmik në të cilin ka bërë të njohur faktin, se fotoja për të cilën Sali Berisha akuzonte që ishte e Erion Veliajt në Iran i përkiste në fakt kitaristit të grupit “Eagles”, Joe Walsh. Rama u shpreh se Berisha është një i pafytyrë dhe është një faqe e zezë e Shqipërisë sot, me të cilin Shqipëria duhet të mbyllë përfundimisht çdo lloj kontakti.
“I thuhet publikut që ky është Erion Veliaj, edhe ia thotë me pafytyrësinë karakteristike, një njeri që ka 30 vjet që u merr vota një pjese jo të vogël të shqiptarëve dhe e thotë pa bërë asnjë verifikim. Pastaj thotë këtu ma kanë thënë shërbimet sekrete. Domethënë një tjetër çmenduri. Dhe ndërkohë ai që është një kitarist i “The Eagles”, i cili ka kënduar në kohën kur Erion Veliaj ishte 2-vjeç”, deklaroi Rama. Dhe nga ana tjetër – vijoi ai - kjo aferë me Iranin publikohet nga mediat, del nëpër media se ishte dhe ai “Stilolapsi.al” aty.
“Ky lajm del nëpër media sesi Erion Veliaj ka qenë në Iran etj., etj., dhe pasi bëhet kjo vazhdon historia media më media, se s’është vetëm ekrani juaj, se ishte dhe një ekran tjetër. Askush nuk e merr t’i thotë: “Ore zotëri kjo është një gënjeshtër ti po mashtron një opinion të tërë publik dhe nuk mund ta bësh këtë sepse ke përgjegjësi”. Unë po them që kjo histori vazhdon dhe sikur mos ta kisha nxjerrë unë këtë. Është sms-ja e atij që është tallur me këtë. I ka çuar sms dhe i ka thënë: Shiko se unë kam informacion që Erion Veliaj ka vajtur atje, por ti të lutem mos më nxirr. Dhe ky i thotë: Faleminderit shumë, ji i sigurt se unë do ta ruaj sekretin. Dhe vjen këtu dhe juve ju thotë që janë shërbimet sekrete. Di të të them që kjo i ka rënë në dorë shtabit tonë të fushatës. Por dhe sikur ta kishte bërë shtabi ynë i fushatës, përsëri kjo tregon se me kë ke të bësh. Nuk është pre e asgjëje, është një i pafytyrë dhe është një faqe e zezë Shqipërisë sot, me të cilin jo unë, por me të cilin Shqipëria duhet të mbyllë përfundimisht çdo lloj kontakti”, deklaroi Rama.
Lajmi kryesor:
Akuzat për Veliajn se shkoi i maskuar në Iran, kryebashkiaku në Report Tv tregon lajthitjen e Berishës: Mashtroi me foton, është kitaristi i grupit 'Eagles'
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47.4%
-
Trump
49.8%
-
S'kam mendim
2.8%
Vota total: 6697
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skënder Minxhozi: Kur humbesh pas detajeve e harron pyllin
4 Nëntor, 20:53
-
'Vorio-Epiri injorancë anti-shqiptare', Ngjela në 'Studio Live': Rama shkoi në Selanik t'u tregojë se jemi të fortë
4 Nëntor, 20:06
-
‘Studio Live’, vizita e Ramës në Selanik, Llalla: Vorio-Epiri jo term i vdekur, Greqia ka ende aktiv Ligjin e Luftës! Beleri dhe Dule kërkojnë ngritjen e statujës së ‘motrës epiriote’ në Athinë
4 Nëntor, 19:32
-
'Video e Shkëlzenit te zyra e Priftit!' Gazetari Doçi zbulon në 'Studio Live': Si e shantazhoi Meta, Berishën, kur ia kopsiti dosjen në 2009! Noka në hetim pasuror! Nga i pastrehë, me pasuri 1 mln euro
4 Nëntor, 19:22
-
Dosja 'Meta'/ Adriatik Doçi në 'Studio Live': Ja cilët persona përdori si bankomat! Është faktuar se ndërhyri për rritjen e çmimit të energjisë
4 Nëntor, 19:14
-
Kryepiskopi Anastas feston 95-vjetorin, merr urime të shumta nga personalitete të shtetit shqiptar dhe krerë të kishave Orthodhokse simotra
4 Nëntor, 17:48
-
SHËNIM/ Modeli i Lindës dhe modeli i Lirisë si grua kryeministri
4 Nëntor, 16:15
-
Pas takimit me shqiptarët në Selanik, Rama për mediat greke: Keqinformim për pronat në Himarë! Keqardhje për zhurmën 'Beleri'! Asnjë problem për të forcuar marrëdhëniet me Greqinë
4 Nëntor, 15:18
-
Orban fton Ramën të enjten në Budapest! Hungaria mbështet ngritjen e kampeve jashtë BE
4 Nëntor, 14:54
-
Studentja e Iranit shkon e zhveshur në universitetin islamik, arrestohet (VIDEO)
4 Nëntor, 13:47
-
Hapet Ura e Madhe në Kukës, merr pjesë në inagurim kryeministri Rama, pritet me këngë dhe valle! Planet me dron
4 Nëntor, 13:40
-
Berisha denoncon punimet në Unazën e Madhe: Lubi Balluku e ndau në 14 lote për të vjedhur! Ndërtojnë me çmime 10-fish më të larta se Kroacia! Të bëjmë betejë për minimumin jetik 200 euro
4 Nëntor, 13:29