‘Edhe sa gola do t’i falni Milanit’, zbulohet një pjesë e fjalimit të Conte-s në dhomat e zhveshjes

‘Edhe sa gola do t’i falni Milanit’, zbulohet një pjesë e fjalimit të Conte-s në dhomat e zhveshjes

Derbi Inter-Milan i mbyllur me shifrat 4-2 vijon të prodhojë ende lajm për shkak të rezultatit që ishte më se i paparashikuar. Kjo për shkak se pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-2, ndërsa 90 minutat përfunduan 4-2 në favor të zikaltërve që bënë një përmbysje mahnitëse.

Të shumtë janë ata që duan të dinë se çfarë ndikoi tek Interi që u tjetërsua. Padiskutim që rolin më të madh e kanë luajtur fjalët e Conte-s në dhomat e zhveshjes. Për këtë arsye mediat italiane kanë zbuluar një pjesë të asaj që tenkniku zikaltër i ka thënë lojtarëve në dhomat e zhveshjes:

“Edhe sa gola keni ndërmend t’i falni Milanit sot? Ata që deri para ndeshjes kishin grumbulluar 19 pikë më pak se ju, sot po duken lojtarë të mëdhenj. Ju jeni shumë më të fortë, por këtë duhet ta tregoni në fushë.”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull