Edhe serbët vdesin pas këngës shqiptare “Të ka lali shpirt”

Edhe serbët vdesin pas këngës shqiptare “Të ka lali shpirt”
Njëra ndër këngët më të klikuara shqip deri më sot në YouTube, ka “simotrën” e saj edhe në gjuhën serbe. Kënga “Samo namigni” (shqip: “Vetëm ma shkel syrin), e kënduar Viki (Violeta) Milkoviq & Dado (Damir) Polumenta, është hedhur në YouTube një muaj pas këngës origjinale “Të ka lali shpirt”.

Në diçiturat e tyre në YouTube kanë vetëm një zë të përbashkët, autorin e muzikës. Autor i muzikës është Alfred Sula. Të dhënat tjera janë të ndryshme.  



Në versionin shqip të këngës Sula shfaqet edhe në rolin e orkestruesit, ndërsa orkestimin e versionit serb të këngës e ka bërë Dragan Tashkoviq –Tashke. Por, edhe pse bëhet fjalë për të njëjtën këngë, tekstet e tyre janë shumë të ndryshme. Në fund të fundit, dallim mes dy versioneve ka edhe tek numri i klikimeve. Versioni shqip “Të ka lali shpirt”, deri tani ka mbi 27 milionë klikime në YouTube, ndërsa versioni serb “Samo namigni” ka rreth 22 milionë klikime më pak. /illyriapress/

(J.H/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm